Një delegacion i Bankës Islamike vizitoi të premten shtëpinë e shëndetit në Ulqin

May 26, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Bankës IslamikeTë gatshëm për të ndihmuar zgjerimin e maternitetit
Ulqin – Përfaqësuesit e Bankës Islamike me seli në Xhida të Arabisë Saudite, Muhamed Ahmed Salim dhe Husam Bahget, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Bajro eff. Agoviq dhe Omer eff. Kajoshaj, vizituan të premten Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni, prim. Dr. Gani Karamanaga.Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi
Përfaqësuesit e Bankës Islamike vizituan edhe maternitetin i cili funksionon në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, pajisjen e të cilit e ndihmoi tri vjet më parë kjo bankë me një donacion prej 95 mijë eurosh.
Drejtori i Shqëpisë së Shëndetit, Gani Karamanaga, i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Islamike me shërbimin shëndetësor në Ulqin, punën dhe rezultatet e mira të maternitetit, si dhe nevojën e ndërtimit të katit të dytë në maternitet që do të shërbente për sallën kirurgjikale.
gani karamanaga (2) Banka Islamike ka shfaqur interesim më parë për të financuar ndërtimin e katit të dytë të maternitetit në Ulqin, por kjo nuk ka mundur të realizohet për shkak të mungesës së lejes për ndërtimin e sallës kirurgjikale në Maternitetin e Ulqinit nga Ministria e Shëndetësisë.
Por sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, nëse Ministria e Shëndetësisë do të japë pëlqimin për sallën e operimit në Maternitetin e Ulqinit, atëherë do të mund të diskutohet sërish mundësia e ndihmës financiare të Bankës Islamike për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për maternitetin dhe tërë shëndetësinë në rajonin e Ulqinit.
Kohapress

YouTube Preview Image