Gjukanoviq: Nuk kemi presion për ta njohur Kosovën

May 27, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Milo DjukanovicKryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka deklaruar sot se, askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Malit të Zi për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Mali i Zi është partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ynë bazohet në parimet e respektit të ndërsjellë, dhe, jo në presione e kushtëzime”, ka thënë Gjukanoviq për mediat malaziase.
Gjukanoviq ka thënë se, sa i përket kësaj çështjeje – Podgorica është orientuar që t’i ndjekë interesat e saj nacionale, ndërsa anëtarësimi në BE dhe në NATO, sipas tij, janë definuar si synime strategjike.
“Pra, me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndajmë qëndrimet e politikës së jashtme, prioritetet dhe synimet. Dinamikën e procesit do ta përcaktojmë në marrëveshje me partnerët tanë nga bashkësia ndërkombëtare, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, para se gjithash, nevojën për ruajtjen e fqinjësisë së mirë, sikur edhe stabilitetin e brendshëm dhe regjional”, ka thënë kryeministri malazias.
Autor / Telegrafi

YouTube Preview Image