Në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike të shekullit të gjashtë

May 27, 2008   | Kulturë / Kultura

sesion shkencor Në ulqin u mbajt sesioni shkencor
Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje të vërtetë shkencore për këtë monument të kulturës.
Në prani të personaliteteve të jetës politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore dhe publike, më 16-17 maj 2008 në Ulqin zhvilloi punimet sesioni shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, organizuar nga OJQ “Ora”.ORGANIZATA JO QEVERITARE ORA_NGA SHASI_ULQIN
Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Kallaba, në emër të organizatorit në fjalën e tij të hapjes theksoi rëndësinë e sesionit shkencor, i cili siç u shpreh ai, i tejkalon kufijtë e një aktivitetiti të thjeshtë, çka dëshmon pjesëmarrja e personaliteteve të shquara të botës akademike e shkencore nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Ai u shpreh i bindur se ky sesion, sado i kufizuar në numrin e studiuesve, do të shërbejë si nxitje për studime të tjera, do të përpiqet të ndriçojë ndonjërin prej mistereve të shumta që në vete ngërthen Shasi.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi organizatorin, studiuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti shkencor dhe shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e aktiviteteve të këtilla në komunën e Ulqinit. Ai u shpreh i bindur se studiuesit e këtij sesioni do të japin shpjegime të reja për SESION SHKENCOR SHASI 2008_ULQINorigjinën e qytetit mesjetar të Shasit dhe se njëri nga përfundimet e Sesionit do të jetë edhe vazhdimi i kërkimeve arkeologjike në këtë lokalitet të lashtë.
Referuesi i parë në seancën e paradrekës ishte prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili solli të dhëna interesante që kanë të bëjnë me etimologjinë e toponimit Shas. Kumtesa e radhës ishte e mr. Aleksandër Çilikov, i cili spikati rezultatet e punëve hulumtuese arkeologjike në lokalitetin e Qytetit të Vjetër të Shasit, të cilat u vlerësuan shumë të rëndësishme si pikënisje për gjurmime të mëtutjeshme arkeologjike të kësaj zone ende të pagjurmuar. Prof.dr. Jahja Drançolli në kumtesën e tij foli për Kalanë e Shasit, dr. Moikom Zeqo trajtoi temën “Shasi, optika sinkronizuese e antikës së mesjetës”, Imzot Zef Gashi u ndal në Shasin si monument të kulturës shpirtërore, kurse prof.dr. Shaban Sinani trajtoi Shasin në mesjetë sipas burimeve kishtare.Luan Malltezi_ulqin
Në seancën e pasdrekës, prof.dr. Luan Malltezi foli për Shasin në shekujt XIV-XV, prof.dr. Muhamet Mala trajtoi marrëdhëniet e Shasit me trevat e Shqipërisë Veriore në shekujt XIII-XIV, prof.dr. Iljaz Rexha paraqiti disa të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahisë së Bunës sipas defterëve osmanë të shekujve XV-XVI. M.A. Monika Stafa diskutoi për Shasin ndër kohëra sipas të dhënave të regestit të Kolegjit Saverian të Gjuzepe Valentinit, dr. Nail Draga paraqiti disa të dhëna hartografike dhe demografike për Shasin. Kryeimami Rexhep Lika foli për xhaminë e Shasit dhe rolin e Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, kurse prof.ass.dr. Dhimitër Doka dhe mr. Nexhat Avdiu theksuan potencialet turistike të Shasit dhe valorizimin e tyre.
ismet kallaba1 Studiuesit e këtij sesioni konkluduan se ky ishte një sesion shkencor ndërkombëtar i nivelit akademik universitar me pjesëmarrjen e specialistëve të mirënjohur nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët diskutuan me asrgumente të gjuhësisë dhe etimologjisë, historisë, dokumentaristikës, arkeologjisë dhe kulturës urbane. Ky sesion shkencor bëri të njohur para të gjithë shqiptarëve të sotëm faktin e harruar në përgjthësi që kemi të bëjmë me një qytet të kulturës sonë të zhvilluar dhe u vu vazhdimisht theksi në të gjitha ligjëratat e mbajtura të nevojës e vazhdimit të kërkimeve arkeologjike në terren.
Sipas studjuesve, për Shasin mund të bëhen gjurmime edhe nëpër arkiva, por ajo që do ta pasuronte shumë Shasin dhe që do ta bënte një objekt shumë të rëndësishëm edhe në zhvillimet turistike të Ulqinit do të ishin kërkimet në terren. Ruzhdi Ushaku
Shasi këtu mund të japë një pasuri të jashtëzakonshme e cila sigurisht është me vlerë edhe për afirmimin e kulturës sonë kombëtare.
Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje të vërtetë shkencore për kët monument të kulturës.
Sipas studjuesve, një rol shumë të rëndësishëm luajtën disa pohime që nuk i kishin të njohura dhe që lidhen me rezulatatet e pashpallura të ekspeditës arkeologjike të vitit 1985. Informacioni qe shumë i rëndësishëm si për karakterin e gjetjeve ashtu edhe për shtresëzimin e tyre. Ka shumë rëndësi që të dhënat e burimeve historike të njohuraNail_Draga deri më tani dhe ato arkeologjike lidhen me njëra-tjetrën, pajtohen dhe konfirmojnë vijimësinë e pandërprerë nga njëra periudhë në tjetrën. U shqiptuan problemet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me shkallën e njohjes, vlerësimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë së qytetit të Shasit. U pranua që në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike, që vjen dhe bëhet kulturë urbane të paktën prej shekullit të gjashtë. U theksua që gjetjet arkivistike provojnë prekjen e krishtërimit të hershëm në kohë, provojnë prekjen e shtresës ilire dhe në mënyrë të veçantë dëshmojnë vazhdimësinë e asaj që në shkencë është quajtur kultura arbërore e Komanit.
U evidentua pra një prej kulturave dhe qytetërimeve të hershme, dëshmues të lashtësisë antike të këtij vendbanimi, të kulturës helene dhe të kulturës romane, pa diskutim edhe të shtresave të mëvonshme, duke përfshirë edhe shtresën osmane.SESION SHKENCOR SHASI 2008.jpg1_ULQIN
U diskutua për periudhën e krishtërimit të hershëm, për mesjetën e hershme, për periudhën veneciane që ishte periudha e lulëzimit të këtij qyteti, për periudhën e shuarjes së qytetit të Shasit dhe të ripopullimit mbas pushtimit osman.
Në këtë debat shkencor studiuesit nxitën kërkimin për më tej, bënë të mundur këmbimin e pikëpamjeve, njohjen me përvojën e njëri tjetrit. Me karakter më të ngutshëm u tha se është rekomandimi që të vihen në veprim të gjitha ato autoritetete publike që kanë mundësi të ndikojnë për një përshpejtim mundësish sa më të madh, të procesit të vlerësimit të gjendjes së ekspeditës së parë arkeologjike në Shas, që ruhet në Muzeun Etnografik të Ulqinit, për botimin e rezultateve të kësaj ekspedite që edhe sot e kësaj dite janë të pashpallura, mundësisht një botim dy gjuhësh, ndoshta edhe tri gjuhësh, sepse, siç u theksua, ka ardhur koha që rezultatet e këtyre të dhënave tzu shpallen edhe mjediseve ndërkombëtare të cilat mund të ngjallin një interes tjetër për kulturë.
U propozua që të nxitet bashkëpunimi institucional në shkallë rajonale midis akademive dhe universiteteve si dhe institucioneve të tjera të rëndësishme që kanë interes në këtë fushë. U tha se ky bashkëpunim duhet të jetë jo vetëm dypalësh, por mundësisht të formulohet në trajtën e propozimeve për programin e quajtur “Ndërtimi i kujtesës së humbur” që mbështetet finaciarisht nga UNESCO-ja .
Po ashtu u propozua që konferenca të tilla për kulutrën urbane të Shasit të organizohen në mënyrë periodike dhe të kthehen në njëfarë tradite, kurse faktet e kësaj konference të botohen dhe tzi nënshtrohen një diskutimi shkencor. U konstatua që ky është vetëm hapi i parë, por mjaft i rëndësishëm, që inkurajon mendimin dhe shpresën që dija për Shasin mund të vihet mbi baza shkencore.
Veprimtaria shkencore u parapri me një vizitë shekncore turistike në Shas që iu dha mundësi studiusve që një pjesë e tyre të prekin për herë të parë vetë qytetin dhe realitetin dhe mbijetojat e këtij qyteti.
Gjekë Gjonaj
KOHA JAVORE

Kjo eshte nder intervistat e rralla qe hedh drite mbi qytetin e Shasit. Prof. A. Cilikov, ka qene pjesamrres ne germimet arkeologjike te vetme deri tani ne Shas, Ana e Malit. Profesori tregon pa me dyshje se Shasi ka qene i banuar ne anticitet dhe se iliret kane qene banoret e tij. Te shpresojme s ne te ardhmen e afert te fillojne studime e mirefillta per kete vend. Shasi dhe Ana e Malit, kane per cka te krenohen. Ne emer te gjithve atyre qe do e ndegjojne kete video falenderoje perzemersisht shoqaten ORA.

YouTube Preview Image

Kenge e vjeter per trimereshen anamalase. Kete kenge ju dedikoj te gjithe njerezve nga Ana e Malit, Ulqini, Kraja, Malesia dhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane qe kane harruar se Ana Malit ka pasur qytetin e saj, Shasin. Shasi nuk ka vdekur por jeton derisa te jetojne edhe anamalasi i fundit.

YouTube Preview Image

Te gjithe bashkeatdhetareve tone nga Ana e Malit, qe te mos harrojne te paret e tyre dhe traditen. Toka jone eshte vetem per ne dhe ju kujton sa te jete jeta. Mos harroni vendet e juaja: Sukubina, Katerkolla, Kravari, Rashtisha, Shasi, Brajsha, Shtodri, Fraskanjeli, Milla, Krytha, Amulli, Kalimani, Kosiq, Shtegvasha, Kllezna, Bojku, Dragina, Lisna Bore, Muriqani, Oblika, Shtufi, Dodaj etj.

YouTube Preview Image

Manifestim i madh gjithepopullor, tradicional, ne qytetin e Shasit. Merita per kete ka nje adrese: djemt e vashat e shoqates: shoqata ORA. Ana e Malit ka pasur dhe do kete njerez me vlera. I falenderojme dhe ju urojme pune te mbare.

YouTube Preview Image

Kengetaret e Anes se Malit bashkepunuan per realizimin e nje kenge tematika e se ciles eshte e lidhur me historine.

YouTube Preview Image