Policia nuk lejoi mbajtjen e protestës”Për kthimin e pronës në Valdanos”
June 3, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji
Ulqin - Protesta dhe performanca e parashikuar të mbahet të hënën me moton “Për kthimin e pronës në Valdanos” është shtyrë për një kohë të mëvonshme.
Organizatorët e kësaj proteste, Shoqata e Ullishtarëve “Ulqini”, Këshilli për Kthimin e Ullishtës së Valdanosit dhe disa organizata joqeveritare të Ulqinit, kanë njoftuar se shkak për këtë ka qenë mosdhënia e lejes nga Drejtoria e Policisë, siç thuhet në njoftimin për shtyp, “për shkaqe formale”.
Protesta dhe performanca ishte parashikuar të fillonte para ndërtesës së Komunës së Ulqinit, kurse shkas për mbajtjen e saj është ftesa e Qeverisë së Malit të Zi bërë investitorëve për të shfaqur interesimin që në Valdanos të ndërtohen kapacitete hotelierike si dhe shpallja e tenderit për dhënien me qira të Gjirit të Valdanosit dhe Mendrës.Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të mbahet të hënën.
I.Kallaba
KOHA JAVORE




Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!