Kumtesë për opinion e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

June 4, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

MAHMET BARDHISllovakia të pranojë Kosovën
Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ, me bashkëpunëtorët Kadri Sinani, Hajrullah Hajdari e Tahir Tahiri, të mërkurën më 21 maj 2008, në Ulqin, pritën ambasadorin e Sllovakisë në Podgoricë, z. Igor Furdik me sekretarin Pavol Krutosik.
Ky takim paraqet një vazhdimësi të marrëdhënieve të mira që nga koha kur z. Furdik ishte ambasador në Beograd.
Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, bazuar në interesimin e tij, e informuan për situatën aktuale politike, shoqërore e ekonomike në Malin e Zi, me theks të veçantë për pozitën aktuale të shqiptarëve.Igor Furdik
Për zgjedhjet presidenciale u tha se ishin zgjedhje të radhës me mangësi të theksuara e karakteristika korrupsioni, etj., tashmë skenare e praktika të njohura e prezente edhe në zgjedhjet e tjera shumëpartiake të mëparshme. Pastaj u tha se po vazhdon avazi i vjetër i privatizimit, që i ka të gjitha karakteristikat, jo vetëm të plaçkitjes, por edhe të një kolonizimi e okupimi, për të ndryshuar edhe strukturën demografike, gjegjësisht i planeve për menaxhim nga lart të hapësirave më të bukura dhe më të vlefshme, siç janë ishulli Ada, Plazhi i Shtojit (plazh flori, i gjatë 12 km) dhe Valdanosi.
Lidhja, si të vetmen zgjidhje të drejtë për Valdanosin e sheh që t`u kthehet ish pronarëve, ashtu siç bëri Qeveria edhe në raste të tjera në MZ. E informuan edhe për dokumentet e reja personale, që filluan të lëshohen këto ditë, si letërnjoftimi, pasaporta etj. të cilat nuk përmbushin të drejtën e barazisë kur është fjala për shkrimin në gjuhën shqipe.
Lidhjes Demokraktoke në Mal të Zi, Për qeverisjen aktuale në Komunën e Ulqinit u tha se fatkeqësisht, po dëshmon me shumë veprime se është një qeverisje marionetë e që pasojat e saj në të ardhmen do të jenë të pallogaritshme.
Këto ditë u themelua edhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve, për të cilin përfaqësuesit e LD-së thanë se do të duhej të ishte një organ vendimmarrës e jo këshillues.
Z. Bardhi ambasadorin e Sllovakisë e pyeti se kur Sllovakia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që do të forconte stabilitetin në rajon. Është kjo kërkesë jo vetëm e jona, tha Bardhi.
Ambasadori Igor Furdik falënderoi kryetarin e Lidhjes dhe bashkëpunëtorët e tij për pritje dhe informim. Ai tha se Sllovakia, si një shtet që i ka kaluar këto faza të tranzicionit, mund t`i kuptojë shumë gjëra, por ai theksoi se kur është fjala për kriminalitetin dhe korrupsionin lypset patjetër të krijohen kushtet dhe atmosfera e duhur për t`i luftuar me vendosmëri. Integrimet evropiane duhet të jenë synim, por që kërkojnë përmbushje të standardeve demokratike në marrëdhëniet shoqërore, në administratë, në ekonomi dhe në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
Ambasadori Furdik tha se Sllovakia edhe për nga përvoja dhe nga kapacitetet ka grupacione të mëdha investitorësh të interesuar të ndihmojnë dhe të investojnë këtu, si në ndërtimin e komplekseve hoteliere dhe në ndërtimin e infrastrukturës në sferën e pastrimit të ujërave të zeza, mbeturinave, etj.
Sa i përket pranimit të Kosovës, nga ana e Sllovakisë, e që ishte njëra nga kërkesat tona, z. Furdik tha se Sllovakia ishte përkrahëse e arritjes së një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë Sllovakia, si njëra nga anëtaret e reja të BE-së, po ndjek me kujdes zhvillimet demokratike në Kosovë. Në këtë drejtim edhe në të ardhmen do të përkrahë e ndihmojë paqen e stabilitetin në Kosovë dhe rajon, theksoi, në mes të tjerash, z. Igor Furdik, ambasador i Sllovakisë, tashmë i akredituar në Podgoricë.
KOHA JAVORE
Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro