Prevlaka s’është problem

June 5, 2008   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

prevlakaNënkryetari i Kuvendit kroat, Neven Mimica deklaroi se zgjidhja e statusittë gadishullit Prevlaka nuk do të jetë problem në rrugën e Kroacisë dhe Malit të Zi drejt BE. Në intervistë për gazetën podgoricase ‘Republika’Mimica shtoi se pretë që do të gjendet zgjidhja e kënaqshme
për të dyja palët, dhe se së shpejti do të formohet komisioni i përzier për zgjedhjen e këtij problemi.Ai gjithashtu porositi Malin e Zi që mos të heqë dorë lehtë nga e drejta e saj ndërkombëtare, siç bëri Kroacia në rastin e ‘problemit rreth ZERP’. Mimica konsideron se prej krijimit të pavarësisë, Mali i Zi arriti zhvillim të madh kur janë në pyetje integrimet në BE dhe shtoi se do të ishte shumë mirë që mos t’i kushtojë vëmendje se çfarë mendojnënë Bruksel apo diku tjetër për aplikimin për anëtarësim, por ta bëjë këtë sa më shpjet.
Gazeta Express

Holiday Rental Ulcinj - Ulqini_Ulqin_Monténégro_logo