Përfaqësues i levizjes “Atdheu na Bashkon” merr pjesë në protesten në Ulqin për kthimin e ullishtave

ULCINJ,ULQINI,ULQIN,MONTENEGROLEVIZJA “ATDHEU NA BASHKON – HOMELAND UNITES US,INC.
Commission for Human Rights and Protection of National Minorities.Komisioni per Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombetare
Levizja Atdheu na bashkon ne kuader të së cilës vepron Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare – zyrja në Mal të Zi, ishte prezente në shetitjen protestuese në qytetin e Ulqinit të cilën e ka organizuar OJQ Ullishtarët e Ulqinit së bashku me organizata tjera siç është Keshilli per kthimin e pronave në Valdanos.
Në këtë shetitje protestuese e cila filloi nga kuvendi i komunës së Ulqinit dhe përfundoj te hyrja në Valdanos, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshem i protestuesve, sipas informatave zyrtare i kaloj mbi 2000 protestues.
Organizatorët kanë kërrkuar që të drejtat e patjetërsueshme të pronësisë të respektohen dhe pronat e privuara tu rikthehen pronarëve të vertet dhe se askush nuk ka të drejtë të shesë tokën e tyre.
Si Komision për të drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare kërrkojmë nga të gjitha institucionet relevante shtëtërore të respektojnë pronën private dhe pronat e privuara nga ana e ligjeve të hershme të u kthehen qytetarëve të Ulqinit.
Për veprimet e shtetit që në parim i cenojnë të drejtat e njeriut do të informojmë të gjitha organizatat ndërkomëtare me të cilat ne kemi bashkpunim.
Ne jemi të mëndimit se të gjitha normat dhe dokumentet që trajtojnë këtë lëmi në lidhje me pronësinë, duhet të rrespektohen nga ana e shtetit të cilat ai vetë i ka aprovuar, nënshkruar apo pranuar si standard që duhet implementuar në praks.
Të gjitha verejtjet dhe analizat tona në lidhje me shkallën e rrespektimit të të drejtave të njeriut në Mal të Zi do të jenë pjesë e raporteve vjetore të organizatave ndërkombëtare që përciedhin dhe monitorojnë situatën globale për rrespektimin e të drejtave të njeriut në botë. Poashtu do të paraqesim shkallën reale të rrespektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave ne Mal të Zi.
Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të respektojnë standardet nderkombëtare dhe të fillojë të punojn në implementimin e të drejtave të garantuara në kuadër të së cilave hyjnë edhe të drejtat për pronësinë si e drejtë më komplete dhe e patjetërsueshme.
Përfaqësuesi i zyres Muhamed Gjokaj
Autor / Malesia.org/

YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image