Komisioni per Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombetare – Commission for Human Rights and Protection of National Minorities.

June 8, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

L?VIZJA ATDHEU NA BASHKON – HOMELAND UNITES US, INC.
Kumtesë për Opinion

Hulumtuesi i të drejtave të njeriut Aleksandar Sasha Zekoviq dhe Përfaqësuesi i Komisionit për të drejtat e njeriut i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon” Muhamed Gjokaj, me daten 07.06.2008 (e shtune) vizituan të arrestuarit që vuajn paraburgim nga akcioni policor Fluturimi i Shqiponjës.
Vizita ka zgjatë më shumë se 7 orë dhe është biseduar me të akuzuarit, në lidhje me gjëndjen dhe trajtimin e tyre si nga ana e zyrtarëve të burgut poashtu edhe nga ana sherbimeve tjera siç janë ato mjekësore dhe shërbimet tjera që i ka ky institucion shtetërorë. Përveç statusit të tyre dhe rrespektimit e të drejtave të tyre si njerëz ashtu është shtruar pyetja edhe për shendetin e tyre dhe çdo gjë që ata mëndojnë se duhet të ndryshohet ne lidhje me pozitën e tyre në paraburgimin e Spuzhës.
Kjo vizitë është realizuar për tu siguruar se të burgosurit trajtohen apo duhet të trajtohen mire dhe të rrespektohen të drejtat e njeriut si e drejtë e patjetërsueshmee garantuar me tëgjitha norma nderkombëtare poashtu të shprehet solidaritet me viktimat e tortures që kanë psuar nga ana e forcave policore që kan realizuar ketë akcion.
Z. Zekoviq dhe Z. Muhamed Gjokaj janë shprehur se ky është fillimi i bashkëpunimit mes dy zyreve të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Bisedat nuk do ti publikojm por rrefimet e tyre do të jen pjes e raporteve vjetore të zyreve tona, po ashtu edhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriu në botë.Aleksandar Sasha Zekoviq
Më pas Z. Zekoviq dhe Z. Gjokaj janë prenuar edhe nga ana drejtorit të burgut, nga i cili është kërkuar edhe informacion shtesë në lidhje me trajtimin e tyre si dhe të dy zyret do të jenë në kontakte të përditëshme për tu siguruar se të arrestuarit në akcionin policor “Fluturimi i Shqiponjës” po trajtohen sipas normave dhe të drejtave që i ka çdo person i ndaluar në paraburgim duke ju rrespektuar integriteti i tij personal.
Poashtu dua të shfrytëzojmë këtë kumtesë per opinon se komisioni për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare së bashku me organizatën “Ndalë viktimizimin e Malësisë” dhe ekspert tjer, është në përgaditje të sipërm që të realizoj një turne nëpër qëndrat shqiptare ku do të informojnë më detajishtë se çfarë ka ndollur me rastin e arrestimit të 18 shqiptarëve nga Malësia në akcionin policor “Fluturimi Shqiponjës” më 9 shtator të vitit 2006.
Z. Zekoviq dhe Z. Muhamed Gjokaj janë shprehur se ky është fillimi i bashkëpunimit mes dy zyreve të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Tuz :Më 08.06.2008 :Përfaqësuesi i zyres :Muhamed Gjokaj
Autor / Malsia.org/