Reagon opozita në Kuvendin e Komunës së Ulqinit dhe jep sqarime për mospjesëmarrjen në seancën e fundit

June 9, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

skupstina ulcinjKuvendi ka punuar pa kuorum
Me rastin e punës pa kuorum të koalicionit në pushtet në Kuvendin e Komunë së Ulqinit, e gjithë opozita në Kuvendin Komunal së bashku jep sqarime mbi arsyet e mosprezencës në punën e sotëm të Kuvendit:
Edhe pas 11 muajve që është formuar shumica në Komunën e Ulqinit, opozita edhe më tej nuk është e përfaqësuar as në këshillat e Kuvendit dhe në ato të ndërmarrjeve publike.
Shumica ekzistuese është në krizë dhe për shkak të obligimeve të shumta të marra nga ana e disa këshilltareve të shumicës, të cilët i kanë siguruar vetes vendet e drejtorëve gjë që ua vështirëson mundësinë për përcjelljen e punës së kuvendit.skupstina ulcinj_kuvendi i ulqinit
Opozita e gjykon punën e paligjshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me mosrespektimin e rregullores, menjëherë një ditë pas miratimit, i cili në nenet 84 dhe 85 parashikon punën në kuorum.
Insistojmë që shumica të bëhet më serioze dhe pjesëmarrjen e opozitës në këshillat e Kuvendit dhe të ndërmarrjeve publike të aplikohen krahas fuqisë së opozitës. Kyçja e përfaqësuesve të opozitës është e domosdoshme për funksionalitetin e punës së Kuvendit dhe të drejtën e këshilltarëve që të marrin pjesë në punën e këshillave të Kuvendit dhe të ndërmarrjeve publike. Çmojmë që në këtë mënyrë, Kuvendi do të funksionojë më kualitativisht.
Opozita do të kërkojë besimin e kryetarit te Kuvendit të Komunës së Ulqinit për shkak të shkeljes së rregullores dhe do të marrë iniciativë për keqpërdorimin e detyrës.
I tërheqim vëmendjen publikut për pakorrektësisë dhe papërgjegjshmërinë e shumicës aktuale gjë që do të reflektohet në situatën në tërësi në Komunën e Ulqinit e posaçërisht në sezonin turistik e cila është në prag.
Përgjithëshist me këto marrëdhënie në Komunën e Ulqinit, ku për shkak të mospranisë së këshilltarëve nga ana e shumicës, parlamenti që dy muaj nuk mban mbledhje të rregullta, dalja nga kjo situatë, mund të jenë vetëm zgjedhjet e reja, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Listës Serbe.
(Kohapress)