Mali i Zi, i matur lidhur me pavarësinë e Kosovës

June 13, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

PODGORICË,- Kryeministri Milo Gjukanoviç tha të hënën (9 qershor) se Mali i Zi vazhdon të ndjekë me shumë kujdes proceset lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe bazuar në këtë, do të njoftojë qëndrimin e vet mbi çështjen. Në një konferencë shtypi që shënon 100 ditët e qeverisë së tij, Gjukanoviç spjegoi se përparësitë kryesore të Malit të Zi janë bërja anëtar i BE dhe NATO. Ai tha se 100 ditët e para kanë rezultuar në “përparim radikal” në përpjekjet për të luftuar korrupsionin në gjyqësor.
Autor /Vijesti