Roderick Moore:Nuk ka presion ndaj Podgoricës për ta njohur Kosovën

June 13, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Roderick MooreAmbasadori i SHBA-ve në Mal të Zi, Roderick Moore, mohoi pohimet sipas të cilave shtetet perëndimore po bëjnë presion mbi autoritetet e Podgoricës për ta njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Ambasadori Moore theksoi se politika e SHBA-ve ndaj Malit të Zi lidhur me pavarësinë e Kosovës është e qartë.
“Nuk bëjmë presion”, tha ai, duke shtuar se “…ne e respektojmë shumë Malin e Zi si shtet sovran, si partnerin tonë të çmueshëm dhe është çështje e tij për të vendosur për Kosovën.
Autor / RTK