Ministri fuad nimani u takua me një delegacion të zyrës së komisarit për të drejtat e njeriut të këshillit të evropës

June 17, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Sabahudin Deli?_Fuad NimaniTheksohen rezultatet në fushën e të drejtave të njeriut
Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani dhe ndihmës ministri Sabahudin Deliq zhvilluan të premten një takim pune me delegacionin e Zyrës së Komisarit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, të përbërë nga komisari z. Tomas Hamaberg, këshilltarja speciale, znj. Ulrika Sunberg, shefi i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Komisariatin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, z. Beri Kralj, dhe Endrju Fordi, këshilltar i komisarit.
Gjatë bisedës së përzemërt u theksuan rezultatet që ka arritur Mali i Zi në fushën juridike dhe praktike të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pakicave.FUAD NIMANI_1
Ministri Nimani i njoftoi mysafirët me projektet që i ka realizuar kjo ministri në periudhën e mëparshme, formimin dhe rolin e këshillave nacionale, konstutimin e Fondit për Pakica, implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së popullatës RAE në Mal të Zi, themelimin e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, aprovimin e ardhshëm të Strategjisë Politike të Pakicave si dhe Ligjin për Antidiskriminim.
Mysafirët theksuan se vetë ekzistimi i Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave jep sinjal të mirë përkushtimit të Malit të Zi që të drejtat e njeriut dhe pakicave të ngriten në nivel edhe më të lartë dhe se Mali i Zi bën lëvizje të rëndësishme të cilat e afrojnë drejt integrimeve evroatlantike.
KOHA JAVORE