Kumtesë e Alternativës Shqiptare

June 18, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Alternativës ShqiptareNë propozim ligjin e qeverisë për emrin personal deputeti i Alternativës shqiptare Vasel Sinishtaj me kohë dorezoi amandamentet e veta me të cilat kërkoj që shqiptarëve që kan shtetësin malazeze, të ju mundësohet shkrimi i emrit përsonal (emrit dhe mbiemrit) në gjuhën dhe alfabetin shqip –amë.
Poashtu , amandamenti me të cilin u sigurohet të gjithë shqipetarëve që emrin personal (emrin dhe mbiemrin) të shkruar me ligjet e mëparshme (me prapashtesat viq dhe iq), në afatin pesëvjeçar prej ditës së aporovimit të këtij ligji ju mundësohet nëdrrimi i emrit dhe mbiemrit personal pa nevoj pagesë takse .
Të gjithë ata që nuk do ta shfrytëzojnë këtë mundësi në këtë afat do ti parashtrohen mundësisë së nenit 14 të ligjit të lartëpërmendur por me kusht që duhet dorëzuar kërkesa , dokumentat gjegjëse dhe të bëhet pagesa e taksave .
Alternativa shqiptare me kohë do të njoftojë qyeterët për hyrjen në fuqi të ketij ligji .
Edhe nji herë perkujtojmë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi që ta shfrytezojnë mundësinë e shkrimit të emrit dhe mbiemrit në gjuhën shqipe në letërnjoftim dhe pasaportë.
Autor / Alternativa shqiptare

Malsia.org/