Shtohen rastet e torturës policore

June 23, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

EDINA HASANAGA – ÇOBAJSipas raportit të nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut
Podgoricë – Të drejtat e njeriut në katër muajt e parë të këtij viti në përgjithësi janë respektuar, por ashtu si dhe në periudhën e kaluar është rritur numri i rasteve të torturës policore dhe dhunës së motivuar politikisht, vlerësohet në Raportin e parë periodik të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Sipas kësaj organizate, numri i rasteve në të cilat qytetarët janë ankuar ndaj veprimit të nëpunësve të Drejtorisë së Policisë në katër muajt e parë të këtij viti është rritur në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, Nisma e të Rinjve ka regjistruar 14 raste në të cilat qytetarët janë ankuar ndaj veprimit të policisë.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka shprehur brengosje për faktin se “gjykatat nuk e respektojnë praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për çdo gjë bëhet presion i madh ndaj medias”.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi ka sqaruar se monitorimin e saj ndaj respektimit të të drejtave të njeriut do ta fokusojë në fushën e torturës policore dhe dhunës së motivuar politikisht.
Kjo organizatë ka rikujtuar se tortura është e ndaluar me një numër aktesh ndërkombëtare dhe vendore.
Sipas hulumtimit të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në pjesën e parë të këtij viti është vërjetur edhe rritje e numrit të presioneve ndaj gazetarëve dhe medias.YIHR crna gora
“Presioni ndaj lirisë së të shprehurit shprehet më së shpeshti përmes ankesave dhe aktvendimeve gjyqësore, si dhe përmes kërcënimeve dhe sulmeve fizike”, thuhet në Raport.
Në raport po ashtu theksohet se që nga fillimi i vitit janë dhënë tre vendime gjyqësore ndaj gazetarëve dhe mediave për shkak të lëndimeve të shkaktuara shpirtërore dhe se është ngritur një aktpadi.
Autor / Kohapress