Mali i Zi politikën ndaj Kosovës do ta zhvillojë me kujdes, thotë Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq Bruksel, 24 qershor – Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka deklaruar në Bruksel se politika e Podgoricës ndaj Kosovës do të jetë “e menduar mirë si dhe para katër muajve” dhe gjatë periudhës së kaluar. Ai ka thënë se Mali i Zi politikën ndaj Kosovës do ta zhvillojë me kujdes në pajtim me interesat e saj strategjike dhe kombëtare, e këto janë anëtarësimi në BE dhe në NAT0. Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi ndan vlerat kryesore të BE-së dhe NAT0-s, bashkë me ruajtjen e multietnicitetit dhe stabilitetit. “Do të ndjekim politikën e BE-së dhe NAT0-s, por për ne stabiliteti i brendshëm është bazë për t’iu bashkuar këtyre organizatave”, ka thënë ai.
Aoutor / QIK