Rreth 30 përfaqësues të mediave nga Kosova qëndruan në vizitë në Ulqin
June 24, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam, Videos
Njihen me ofertën e sivjetshme turistike
Ulqin - Rreth 30 përfaqësues të mediave nga Kosova qëndruan në vizitë katërditore në Ulqin me qëllim të njohjes me ofertën e tij turistike.
Gjatë vizitës së tyre, ata u pritën nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe zhvilluan takime të veçanta me pronarët e plazheve, agjencive turistike, apartamenteve dhe objekteve të tjera turistike.
Gazetarët nga Kosova u njoftuan drejtpërdrejt me përgatitjet rreth sezonit turistik të këtij viti në Ulqin.
Vizita e gazetarëve nga Kosova në Ulqin u realizua në saje të bashkëpunimit të Komunës së Ulqinit, pronarëve të plazheve dhe hoteleve “Albatros” dhe “Dulcinium”.
Autor / Kohapress
http://www.vimeo.com/603706




Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!