Politika malazeze ndaj Kosovës është euro-atlantike

June 25, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

djukanovic _Olli RehnNe ndjekim dhe ndajmë vlera thelbësore evropiane, por ne do të ecim me kujdes duke ruajtur suksesshëm stabilitetin dhe harmoninë tonë multietnike, tha kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanoviç.
Komisioneri Evropian Oli Ren theksoi në Bruksel rëndësinë e konkluzioneve të samitit evropian për vendet e Ballkanit, sipas të cilave nëse vendet e rajonit që nuk janë ende kandidate bëjnë progres solid në reformat politike dhe ekonomike dhe përmbushin kushtet e nevojshme duhet të marrin statusin kandidat.
“Duhet fillimisht ti referohem konkluzioneve të Samitit Evropian, të cilat flasin tepër qartë për statusin kandidat i cili do të fitohet falë meritave të secilit vend, me qëllimin përfundimtar anëtarësimin në BE. Kjo përfshin Malin e Zi njësoj si edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha
Komisioneri Evropian për zgjerimin, Olli Rehn.djukanovic _Olli Rehn
Ren takoi Kryeminisrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili përsëriti në Bruksel se vendi i tij do të aplikojë brenda vitit për statusin kandidat, megjithëse vendi i tij ka nisur zbatimin e Marrëveshjes së ndërmjetme të Stabilizim-Asociimit një vit pas Shqipërisë.
“E informova Komisionerin Ren se në Mal të Zi nuk ka ndryshime të planeve tona drejt integrimit evropian. Mendojmë se po i përmbushim sfidat që kemi përpara me sukses dhe për këtë arësye kemi shancin por edhe nevojën që të aplikojmë për statusin e vendit kandidat gjatë këtij viti, datë e cila do të gjykohet sëbashku me partnerët tonë evropianë”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanoviç.
club montenegroI pyetur për njohjen e Kosovës, Millo Gjukanoviç në Bruksel nuk sqaroi se kur do ta njohë Mali i Zi vendin më të ri në Ballkan. Sipas tij politika e Podgoricës ndaj Prishtinës do jetë mirë e menduar dhe që u përgjigjet interesave kombëtare malazeze.”Kur flas për interesin tonë kombëtar nuk ka asnjë dilemë se strategjia jonë është anëtarësimi në BE dhe në Nato dhe ne ndjekim dhe ndajmë vlera thelbësore evropiane me partnerët tanë. Por ne do të ecim me kujdes duke ruajtur suksesshëm stabilitetin dhe harmoninë tonë multietnike siç kemi bërë në një dekadë e gjysëm që ka kaluar”, tha Gjukanoviq
Në lidhje me ngrirjen e zgjerimit, Komisioneri Evropian për zgjerimin Oli Ren siguroi se megjithë krizën e krijuar nga rrëzimi i traktatit të Lisbonës në Irlandë, Bashkimi Evropian ka pasur gjithnjë aftësinë të rimëkëmbet pas krizave të tilla. Sipas Ren vendet e Ballkanit nuk duhet të tremben pasi ai beson se sfida e reformës institucionale të BE mund të arrihet në kohën e duhur për të mos penguar zgjerimet e mëtejme.
Autor / Ernest Bunguri
ALSAT-M