Një vrasje e dyfishtë trondit Krajën

June 27, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

ostrosVëllezërit Musa (44) dhe Shuquri Canoviq (42) janë ekzekutuar të martën në fshatin Runj të Krajës.
Vrasesi është mësuesi, Xhevdet Markoviqi (56), i cili nga dy pistoleta ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur dy vëllezërit Canoviq.
Pas kryerjes së krimit mësuesi është vetëdorëzuar në stacionin policor duke dorëzuar dhe armët e krimit.
Siç mësohet nga burimet e besueshme sherri në mes dy familjeve ka filluar për motive prone. Sipas burimeve mësuesi më herët ishte ankuar në polici për sjelljet e dyBeqir Berjashi vëllezërve, duke i akuzuar ata se nuk e linin të qetë.
Mësuesi Xhevdet, siç njihet në Krajë, është në prag të pensionit dhe njihet në vend si njeri i ndershëm dhe i qetë.
Drejtori i Shkollës ku punonte mësuesi, Beqir Berjasheviq, deklaroi se ngjarja nuk është tragjedi vetëm për familjet por për të gjithë zonën.
foto nga shkolla e krajes Burimet nga policia deklarojnë se pikërisht të martën ishte caktuar seanca gjyqësore, ku dhe ka ardhur deri te konflikti i cili ka përfunduar me vrasje.
Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Mushika Dujoviq ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka vërtetuar identitetin e të vrarëve, por nuk ka dashur të komentojë rastin për arsye të hetimeve.
Autor / Gëzim Ibroçi
Burimi / Telegrafi