Pajaziti: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti deklaroi për gazetën malazeze “Vijesti” se Kosova pret që të njihet sa më shpejt nga Maqedonia dhe Mali i Zi. “Jemi në pritje të njohjes nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ky është një interes i drejtpërdrejt i popullit kosovar dhe këtyre vendeve fqinje”- ka deklaruar ministri.
Sipas tij, qëllimi i tyre është që të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet dypalëshe me të gjitha vendet fqinje.
Deklarara e ministrit kosovar ka ardhur menjëherë pas përfaqësuesit special të misionit të BE-së, Piter Fejt, i cili i ka bërë thirrje Mali të Zi që ta njohë shtetin fqinj të Kosovës.
Autor / Shekulli