Gjergj Palokë Camaj zgjedhet kryetarë i Alternativës Shqiptare
Iniciativa Qytetare e cila deri tani politikisht veproi si grup qytetarësh, u rregjistrua si parti politike me emrin “Alternativa Shqiptare”.
Ata përkujtojnë se kjo iniciativë e cila veproi si grup qytetarësh së bashku me Lidhjen Demokratike, në zgjedhjet e fundit ka fituar zgjedhjet në Malësi si dhe ka siguruar vëndin e një deputeti në Parlamentin e Malit të Zi.
Në kuvendin themelues të kësaj partie, kryetarë u zgjodh z. Gjergj Palokë Camaj i cili është edhe këshilltarë i ASH-së në kuvendin e KU të Tuzit.
Nënkryetari dhe zëdhënësi i kësaj parti do të zgjedhen mbas zgjedhjes së këshillit të kryesisë.
Ata paralajmëruan se përqëndrimi dhe qellimet e kësaj parti do të jenë ato që i pati nisë Iniciativa qytetare, para se të gjithash arritja e Komunës së pavarur të Malësisë me qënder në Tuz, përmirsimi i gjëndjes dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe integrimi i Malit të Zi në Bashkimin Europian dhe NATO.
Jemi të gatshem të bashkpunojmë me të gjithë ata të cilët do të punojnë në këtë drejtim, në mes tjerash shkruante në deklaratën të cilen e kishte nënshkruar Camaj.
Autor / malesia.org
Burimi / Vijesti