Intervistë me Tahir Tahirin, kryetar i këshillit nacional të shqiptarëve në Mal të Zi

Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar Formimi i Këshillit, një moment i ri për shqiptarët
Koha javore: Z. Tahiri, si e vlerësoni krijimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi?
T. Tahiri: Gjithsesi që e vlerësoj si pozitiv dhe moment të ri për shqiptarët në Malin e Zi. Kemi të bëjmë me një organ i cili për herë të parë formohet. Në shumë vende përreth nesh e më gjerë të rajonit, këshillat e tilla ekzistojnë që më heret dhe është mirë që kjo praktikë po jetësohet edhe këtu. Gjithsesi, sfidat janë të mëdha, si tani në fillim dhe më vonë. Çdo gjë fillon nga e para. Ne kemi aprovuar aktet ligjore të nevojshme për regjistrimin e Këshillit, kemi zgjedhur strukturat, duhet të formojmë trupat e punës, etj. Mendoj se po ecim mirë dhe Këshilli së shpejti do të fillojë të zbatojë ato kompetenca të cilat ia jep Ligji.
Koha javore: Cilat janë kompetencat e Këshillit në bazë të Ligjit dhe çfarë roli do të luajë ai në të ardhmen në jetën e shqiptarëve në Mal të Zi?drejtat e njeriut ne mal te zi
T. Tahiri: Këshilli Nacional i Shqiptarëve siç dihet është formuar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, ku thuhet se pakicat në Malin e Zi me qëllim të avancimit të të drejtave dhe lirive të tyre kanë të drejtë të formojnë Këshillin Nacional me kompetenca të caktuara këshilldhënëse. KNSH-ja ka kompetencë të prezantojë dhe të përfaqësojë pakicën nacionale shqiptare, miraton aktet normative dhe zgjedh organet e veta, përfaqëson pakicën nacionale shqiptare në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës, arsimimit, informimit në gjuhën shqipe e kulturës, mer pjesë në procesin e marrjes së vendimeve në këto fusha, në planifikimin dhe themelimin e institucioneve arsimore, i jep mendimin organeve të shtetit, organeve të vetëqeverisjes lokale me rastin e marrjes së vendimeve nga fusha e përdorimit zyrtar të gjuhës, arsimimit, informimit në gjuhën shqipe, etj. KNSH po ashtu jep mendim dhe merr pjesë në hartimin e planeve mësimore për lëndët të cilat shprehin veçantinë e pakicës nacionale shqiptare, si gjuha, historia, kultura, arti, etj., jep mendim për zgjedhjen e drejtorëve të institucioneve shkollore, propozon regjistrimin e numrit të caktuar të studentëve në Universitetin e Malit të Zi dhe jashtë Malit të Zi, etj. Këshilli ka të drejtë tzia parashtrojë Kryetarit të Shtetit iniciativën që të mos shpall Ligjin me të cilin shkelen të drejtat e shqiptarëve. Po ashtu Këshilli kujdeset edhe për përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në shërbimet publike, organet shtetërore, organet e qeverisjes lokale, Parlament, pastaj mban raporte me pjesëtarët e pakicës nacionale shqiptare jashtë kufijve të Malit të Zi, ndihmon në përmirësimin e pozitës së tyre në diasporë, etj. Këto pra janë disa prej kompetencave, por Këshilli kryen edhe kompetenca të tjera këshilldhënëse që ia jep Ligji.
Koha javore: Çfarë propozimesh dhe iniciativash do të marrë Këshilli për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve? Në këtë drejtim, cilat do të jenë hapat e para të Këshillit Nacional Shqiptar?
Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar T. Tahiri: Pyetja është e drejtë dhe kërkon pak kohë dhe analizë, sepse si i thonë një fjale, kudo që prek, dhemb. Dihet mirë nga të gjithë ne se problemet sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Malin eZi janë evidente në të gjitha fushat apo lëmitë me interes për ne si popull autokton. Shpesh dëgjohet nga disa qarqe politike apo individë se shqiptarët kanë arritur mjaft të drejta. Unë mendoj se ato të drejta janë shumë pak dhe se edhe ato që i kemi arritur, duhet avancuar, por kemi fusha ku shqiptarët nuk kanë realizuar të drejta pothuajse aspak.
Merreni bie fjala arsimin, gjegjësisht planet mësimore nga të cilët mësojne fëmijët tanë. Ato janë, lirisht mund të them, skandaloze, larg standardeve dhe kërkesave tona si popull autokton, me gjuhë dhe kulturë të veçantë. Përkthimet e teksteve mësimore janë hiç më pak se diskriminuese. Dhe vetvetiu vjen përgjigjja. Pra, hapat e parë të KNSH-së, sipas mendimit tim, duhet të jenë pikërisht në lëminë e arsimit, që të bëjmë çzështë e mundur që të ndikojmë në hartimin e planeve sa më adekuate mësimore për lëndet të cilat shprehin veçantinë e pakicës nacionale shqiptare, si gjuha, historia, kultura, arti, etj.FERHAT DINOSHA.
Koha javore: Nga disa qarqe politike, konrektisht kam parasysh kryetarin e UDSH-së, Ferhat Dinosha, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Muhamet Nika, ka pasur kritika lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Nacional Shqiptar në Kuvendin Elektoral duke vlerësuar se zgjedhja nuk është bërë në përputhje me Ligjin. Sa janë të bazuara kritikat e tilla?
T. Tahiri: Unë nuk do të dëshiroja të merresha me kritika të tilla, por më duhet të them se jam i çuditur me reagimet e z. Dinosha, si politikan me përvojë të cilin e vlerësoj pasi pikërisht ai është mburrur duke deklaruar që partia e tij ka arritur sukses në afirmimin e të drejtave të pakicave pëmes Ligjit për Pakica. Pastaj Ministria përkatëse me të cilën ata udhëheqin e ka zbatuar Ligjin në fjalë, dhe sipas procedurave të përcaktuara pikërisht nga kjo ministri është mbajtur Kuvendi Elektoral dhe është bërë zgjedhja e anëtarëve të KNSH-së.
Mendoj se këtu çdo gjë ka qenë e rregullt dhe e pastër si loti. Sa i përket zotëriut tjetër që përmendni, mendoj se kemi të bëjmë me një nervozizëm specifik, por duhet kuptuar sepse është vështirë kur szarrin tzi mbledhësh madje as 100 nënshkrime si kusht për të fituar të drejtën si elektor në Kuvendin e Elektorëve.
Koha javore: Përfaqësuesit e UDSH-së vazhdojnë të mos marrin pjesë në punën e Këshillit. Si e shikoni bojkotin e tyre duke qenë se është vetë kjo parti, e cila mban postin e ministrit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, që ka inicuar krijimin e këshillave nacionale?
Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar T. Tahiri: Mendoj dhe shpresoj se bojkoti i tyre nuk do të zgjasë shumë duke pasur parasysh kapacitetin demokratik me të cilin krenohet dhe e potencon si z.Dinosha, ashtu dhe partia që ai drejton. Prandaj, mosmarrja pjesë në Këshill atyre u krijon vetëm dëm e asgjë tjetër. Unë i ftoj të vijnë në Këshill dhe të punojmë së bashku.
Koha javore: Ka pasur po ashtu kritika rreth politizimit të Këshillit, në fakt krijimit të një partie mbi parti duke pasur parasysh se shumica e anëtarëve të Këshillit janë anëtarë të partive politike?
T. Tahiri: Unë nuk mendoj ashtu. Ka qenë e drejtë e çdo qytetari me të drejtë vote nga radhët e shqiptarëve në Malin e Zi që të konkurrojë dhe të bëhet anëtar i Këshillit. Ata që nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi ndoshta nuk kanë të drejtë të më fajësojnë mua apo ndonjë anëtar tjetër që i ka plotësuar të gjitha procedurat dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit. Prandaj, pa e zgjatur më tej, po e them në fund që tzi lëmë mëritë, qoftë personale apo politike, të bëhemi bashkë, të punojmë bashkë dhe të gëzohemi së bashku nëse arrijmë të bëjmë diçka në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si popull autokton. Atdheu na Bashkon
Koha javore: Duke qenë se këshillat nacionale përfaqësojnë dhe prezantojnë pakicat, si do të ndikojë kjo në rolin e partive politike nacionale, konkretisht shqiptare?
T. Tahiri: Mendoj se secili ka rolin e vet. Partitë kanë synimet dhe qëllimet e veta me orientimet programore politike përkatëse, kurse Këshilli ka qëllimet dhe kompetencat që i theksova më lart. Pra, mendoj se aktiviteti dhe veprimtaritë janë të ndara, si për Këshillin, ashtu dhe për partitë. Nëse partitë politike bëjnë punën e tyre mirë,dhe Këshilli punën e vet mirë, atëherë besoj se ndihemi të gjithë mirë. Ku ta marrim këtë fat.
Bisedoi: I. Kallaba
Burimi / Koha Javore


Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,villa à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer villa,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location villa, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.