Shasi, lokalitet arkeologjik me rëndësi europiane

Mr. Aleksandar ÇilikovIntervistë me historianin e artit Mr. Aleksandar Çilikov
Koha javore: Z. Çilikov, si historian arti Ju jeni marrë me qytetet e vjetra në Mal të Zi dhe më gjerë. Nisur nga ky aspekt, cila është rëndësia e Qytetit të Vjetër të Shasit në raport me qytetet e tjera të vjetra në Mal të Zi, por edhe në rajon?

A. Çilikov: Ndër lokalitetet në të cilat në të kaluarën kanë ekzistuar qytetet e vjetra të mesjetës së hershme, kur bëhet fjalë për territorin e Malit të Zi, një vend të rëndësishëm gjithsesi zënë gërmadhat e Qytetit të Vjetër të Shasit. Kemi të bëjmë me një lokalitet arkeologjik rëndësia e të cilit i tejkalon kufijtë lokalë, kështu që mund të konkludohet pa dilemë se hulumtimi profesional dhe i plotë i këtij kompleksi mund tzi kontribuojë studimit të kulturës materiale të mesjetës në kuadër të gjithë basenit mediteran. Njëra prej karakteristikave kryesore të lokalitetit të Shasit është se në hapësirën ku në të kaluarën shtrihej qyteti janë ruajtur shtresat arkeologjike gjë që mundëson studimin e qartë dhe preciz të gjenezës së mjedisit urban, i cili vetëm gjatë mesjetës ka ekzistuar për plot një mijëvjeçar.Germadhat_20e_20Shasit_4
Koha javore:
Ju keni marrë pjesë në hulumtimet që janë kryer në lokalitetin e Qytetit të Vjetër të Shasit në vitet 1985 dhe 1986. Çfarë është gjetur konkretisht dhe cilat janë rezultatet dhe rëndësia e këtyre hulumtimeve?
A. Çilikov:
Hulumtimet në lokalitetin e Shasit të Vjetër, të kryera para më shumë se dy dekadash, ndonëse të karakterit të sondimit, kanë rezultuar me një varg njohurish të reja të cilat, përkrah njohurive ekzistuese, kanë dëshmuar për rëndësinë europiane të këtij lokaliteti. Duke marrë parasysh numrin e tyre të madh, do të përmend vetëm ato më të rëndësishmet: dëshmia për ekzistencën e kulturës parahistorike në lokalitet dhe e dhëna për ekzistencën e vendbanimit parahistorik si bazë në të cilin është ngritur qyteti në mesjetën e hershme; zhvendosja e kufirit kohor të Sva? - Šas - Shasi01lindjes së qytetit nga shekulli VIII në shekullin VI; zbulimi i kulturës së Komanit; përcaktimi më i saktë i datimit të objekteve sakrale të cilat kanë ekzistuar që në shekujt VI-VII; zbulimi i fragmenteve të pikturimit të freskave; dëshmia e jetës në këtë vendbanim në kohën antike, etj.Është me rëndësi të theksohet se gjetjet e shumta si qeramika, stolitë, qelqi, numizmatika, etj. posedojnë vlera të tilla kulturo-historike saqë në vitrinat e tyre do të dëshironte tzi kishte cilido muze i rëndësishëm europian.
Koha javore:
Pse janë ndaluar hulumtimet?
A. Çilikov:
Ndoshta faktori kryesor i ndalimit të punimeve në Shas ka qenë shkatërrimi i ish Jugosllavisë gjë që ka rezultuar me konfliktet ndërnacionale dhe kohët e vështira në të cilat, objektivisht, nuk ka pasur shumë hapësirë për të vepruar në fushën e hulumtimit të monumenteve kulturore. Natyrisht edhe mungesa konstante e kujdesit të organeve shtetërore ka vendin e vet. Le të përkujtojmë se akoma nuk janë hulumtuar as Dukla, Risani, Municipiumi dhe lokalitetet e tjera me rëndësi.Sva? - Šas - Shasi03
Koha javore:
Shasi është nën mbrojtjen e Entit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, por deri tani ka munguar kujdesi ndaj tij. Pse mendoni se institucionet malazeze nuk i kanë kushtuar më tepër vëmendje Qytetit të Vjetër të Shasit, i cili mund të thuhet se është lënë në mëshirën e fatit?
A. Çilikov: Institucionet republikane nuk financohen sa duhet nga buxheti shtetëror gjë që është arsye e shkatërrimit konstant të trashëgimisë kulturore-historike të ruajtur në territorin e Malit të Zi. Në këtë aspekt, shpresoj se në të ardhmen e afërt më në fund do të nisin punët në hulumtimin, valorizimin dhe prezentimin e komplekseve të rëndësishme monumentale ndër të cilat në bazë të vlerave që posedon, Shasi ndodhet gjithsesi në maje sa i përket cilësisë dhe rëndësisë.
ORGANIZATA JO QEVERITARE ORA_NGA SHASI_ULQINKoha javore: Para disa kohe në organizim të Shoqatës “Ora” është mbajtur Sesioni Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Çfarë rëndësie ka pasur ky sesion në këtë aspekt që jeni duke folur?

A. Çilikov: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin e OJQ “Ora”, e cila është munduar të organizojë një sesion shkencor cilësor për problematikën që ka të bëjë me fatin dhe rëndësinë e Shasit, gjë që më jep shpresë se më në fund do të fillojnë aktivitetet me qëllim të hulumtimit dhe prezentimit të këtij monumenti të çmuar kulturo-historik. Rezultatet e kumtesave të mbajtura në Sesion janë më se të mjaftueshme për të kuptuar se për çfarë pasurie kulturore bëhet fjalë. Në bazë të tyre është e mundur të inicohet edhe procedura për regjistrimin e lokalitetit arkeologjik të Shasit në trashëgiminë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Koha javore:
Cilat do të duhen të jenë, sipas Jush, hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren ndaj Qytetit të Vjetër të Shasit?Sva? - Šas - Shasi02
A. Çilikov: Mendoj se për fatin e mëtutjeshëm të hulumtimit, konservimit dhe restaurimit të Shasit është e domosdoshme të inicohet procedura e angazhimit të institucioneve më të rëndësishme shkencore të cilat do të realizonin hulumtimin profesional dhe të tërësishëm të kompleksit të Shasit. Në këtë drejtim, e mbështes fuqimisht idenë e angazhimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, nën patronatin e të cilëve do të realizohej projekti i hulumtimeve. Në këtë drejtim, kam animuar para do kohe Sektorin e Artit pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, bashkëpunëtor i rregullt i të cilit jam, kurse në punën e mëtutjeshme gjithsesi shoh rolin dhe rëndësinë e OJQ “Ora”, të cilën në emër të Shoqatës së Historianëve të Artit të Malit të Zi, kryetar i së cilës jam, e falënderoj për organizimin e Sesionit Shkencor dhe kujdesin për fatin e Shasit.
Bisedoi: I. Kallaba
Burimi / Koha javore

YouTube Preview Image

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per apartamentet e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,appartement à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.