Ulqin:Akt që prish marrëdhëniet ndërfetare dhe ndërnacionale

Inspeksioni Komunal mënjanoi të shtunën kryqin e vendosur në vendin e njohur si guri i madh afër limanit në UlqinInspeksioni Komunal mënjanoi të shtunën kryqin e vendosur në vendin e njohur si guri i madh afër limanit në Ulqin
Ulqin - Inspeksioni komunal me ndihmën e policisë së Ulqinit ka mënjanuar të shtunën kryqin e vendosur në ujdhesën e njohur si Guri i Madh afër Limanit, në afërsi të Kalasë së Ulqinit.
Kryqi me lartësi prej katër metrash ishte vendosur një natë më parë nga Gjorgje Zhivanoviq, qytetar i Ulqinit, kurse të shtunën, më 28 qershor në orët e pasdites ishte planifikuar të bëhej bekimi i tij.
Drejtoria e Policisë ka njoftuar se policia ka marrë në pyetje Zhivanoviqin, por nuk e ka ndaluar atë. Sipas policisë, rasti do t`i paraqitet prokurorit shtetëror dhe gjykatësit për kundërvajtje me qëllim të procesuimit eventual.
Vendosja e kryqit ka shkaktuar reagime të shumta.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, në një konferencë për shtyp ka thënë se një hap i tillë mund të ketë pasoja negative për Ulqinin që me të drejtë cilësohet si shembull i multikulturës dhe tolerancës ndëretnike dhe fetare.
“Ne jemi plotësisht të bindur se askujt nuk do t`i shkojë për dore të luhasë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Ulqin dhe se Ulqini do të vazhdojë të jetë shembull dhe model edhe për mjedise të tjera”, ka thënë ai.
Hajdinaga ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e aktorëve të saj.
Vendosja e kryqit është kritikuar edhe nga Kisha Ortodokse Malazeze, e cila e ka vlerësuar këtë akt si përpjekje të prishjes së harmonisë ndërfetare dhe ndërnacionale dhe si përsëritje të ngjarjes së vendosjes së kishës në Rumi.
“Kemi të bëjmë me përsëritjen e ngjarjes së Rumisë në mënyrë që me luftën dhe konfliktin ndërmjet religjioneve dhe kombësive të shkaktohet konflikt ndërfetar dhe ndërnacional prej të cilit do të ketë dobi vetëm Kisha Ortodokse Serbe”, thuhet në kumtesën e Kishës Ortodokse Malazeze.
Edhe shumica e qytetarëve të Ulqinit e kanë kritikuar vendosjen e kryqit duke e cilësuar si veprim provokues që nuk u shërben marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe ndërnacionale në këtë qytet.
Autor / i.kallaba
Burimi /Koha Javore

http://www.vimeo.com/603706

Apatin,  Aranđelovac,  Ćuprija,  Čačak,  Čapljina,  Čitluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žepče,  Živinice,  Bačka Palanka,  Banja Luka,  Banovići,  Bečej,  beograd,  Bihać,  Bijeljina,  Bor,  Borča,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Brčko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Foča,  Fojnica,  Glamoč,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gračanica,  Gradačac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadžići,  Ilidža,  Inđija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kaluđerica,  Kikinda,  Ključ,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modriča,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonjić Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pančevo,  Paraćin,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Teslić,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogošća,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaječar,  Zavidovići,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per apartamentet e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulciń,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Albańczyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Mała Plaża,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  półwyspy Marjan,  Plaża Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Svač,  Ulciń,  Ulcinjską Riwierę,  Wielka Plaża,  Wyspa Bojana,GORA,Черногорию,Ульцинь,Черногория, Černá Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, Черна гора, Montenegró,appartement à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.

Comments

One Comment on "Ulqin:Akt që prish marrëdhëniet ndërfetare dhe ndërnacionale"

  1. alim on Tue, 8th Jul 2008 10:34 pm 

    ju lutemi mose e prishni rendin dhe maredhaniet fetare mes dy paleve se feja nuke ka politik e as e as politika nuk ka fe dhe i lutem popullit ulqinak te zgjohen nga gjumi dhe te shprehin te drejtat e veta se ulqini ashete i shqipetareve posacarisht i ulqinakeve me rethine ju pereshendes nga amerika alim t

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!