Zotëri Tahiri, “Ka pas ken adeti heret kur qet pushk me sy pixheret…”

July 7, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Reagim nga Muhamet Nika
Para se të filloj të lexoj intervistën e Tahir Tahirit dhënë “Kohës javore”, si kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, them të vërtetën, më shkuan në mend me shpejtësi rrufeje një lum mendimesh, nga i cili dua të veçoj atë të parin që më bëri të qeshi, e që lidhej me praktikën e Enver Hoxhës, i cili kur lexonte libra, sipas tij, thoshte se njeriu duhet të lexojë 3 faqet e para të tij, dy nga mesi dhe 3 nga fundi. Kjo më bëri që edhe unë të përcaktohem të lexoj 5 – 6 fjali nga intervista e tij dhe aty nga mesi lexova që ai nuk dëshiron të merrej me pikëpamjet e mia rreth Këshillit nga se unë nuk jam në gjendje t`i mbledh as 100 (një qind) nënshkrime. Me siguri mendonte në të drejtën e konkurrimit në Këshillin Nacional. I shtrova vetes pyetjen, a thua z. Tahiri vërtetë është i painformuar apo me këtë dëshiron të manipulojë opinionin? Me siguri është kjo e dyta, ngase e drejta për të qenë pjesëmarrës i këtij kuvendi mua si kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit më takon sipas automatizmit, e jo përmes mbledhjes së nënshkrimeve. Nisur nga veprimet e deritanishme të Tahirit atëherë me siguri që thënia e tij është manipuluese. Sqaroj se Këshilli Nacional është trup qeveritar dhe më vjen mirë që së fundi edhe z. Tahiri bën përpjekje që të bëhet surrat i qeverisë, madje në mënyrë të paligjshme, mirëpo nga pozita që mbuloj do të bëj përpjekje për të mos e lejuar që të përfundojë kaq keq…
Z. Tahiri, mësohuni të rrini shtrembër e të flisni drejtë!
Personalisht mendoj që formimi i Këshillit Nacional është gjë e mirë, mirëpo mënyra se si u formua dhe se si mendon të funksionojë duke injoruar segmentin e pushtetit lokal, e sidomos të ligjit për vetëqeverisjen lokale, më bën t`i kthehem edhe mendimit të dytë që m`u kujtua para leximit të intervistës.
Pra, kujtoj edhe mendimin e dytë që është “efekti flutur”, që lidhet me teorinë e kaosit (shkencës së trazirës) e cila njihet edhe si revolucioni i tretë. Kjo shkencë studion rrëmujën, kompleksitetin e veprimeve e të sjelljeve që ripërsëriten në mënyrë të çrregullt e të paparashikueshme, duke dalë jashtë çdo kontrolli. Si veteran tashmë i organizimit politik shqiptar, çuditërisht Këshilli Nacional Shqiptar në strukturë mund të shërbejë si model i kuptimit të problemeve jolineare, ngase në të gjërat përsëriten në formë destruktive të paparashikueshme, jashtë kontrollit, duke ngjasuar me epilepsinë si sëmundje.
Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar Meqë me Këshillin Nacional jam marrë, po merrem dhe do të merrem, për ata të cilët me vetëdije apo pa vetëdije i shërbejnë gjendjes jolineare, më duhet të them që me shumicën e anëtarëve të Këshillit kam qenë bashkëkohës dhe bashkudhëtar dhe tashti nga fundi arritëm në mes të pyllit, atje ku rrugët degëzohen dhe tash po na ngjet ajo që thoshte Frosti: “Çdo gjë varet nga zgjedhja që bën secili nga ne”. Tjetër, Frosti thoshte: “Dy rrugë ndaheshin në pyll, e unë – unë mora atë më pak të shkelur dhe kjo ndryshoi gjithçka…” Mbaj mend se për rrugën më pak të shkelur isha përcaktuar pas ngjarjeve të `81-shit, u përcaktova dje dhe do të përcaktohem përsëri nesër, e për këtë mund të flasim më vonë. Kështu, thënia e tij: “Sa i përket zotëriut tjetër që përmendët, mendoj që kemi të bëjmë me një nervozizëm specifik, por duhet kuptuar, sepse është vështirë kur s`arrin t`i mbledhësh madje as 100 nënshkrime si kusht për të fituar të drejtën si elektor në kuvendin e elektorëve,” sqaroj opinionin gjithashtu se në një deklaratë të mëhershme të Ministrisë për Pakica dhe të Lidhjes Demokratike është cekur që Këshilli Nacional pritet të ketë 37 veta, nga të cilët 20 do të zgjedhen në Kuvendin e elektorëve e 17 me çelës. Mirëpo, përse u hoqën me çelës 2 kryetarët e Kuvendeve, atij të Ulqinit dhe atij të Komunës Urbane mbetet çështje për t`u sqaruar. I vetëdijshëm që s`ka më në jetë nga ata të cilët u besojnë përrallave, vërtetë isha i shqetësuar nga këndi partiak kur mësova që kishit grumbulluar 100 nënshkrime për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Kuvendin e elektorëve, mirëpo disesi u qetësova kur mësova nga disa se në mesin e tyre kishte edhe qytetarë edhe nga radha e nacionalitetit serb, apo malazez, që jetojnë në Ulqin, për këtë po ju përgëzoj edhe kjo askë nuk e habit. Maskat janë çjerrë moti. E gjithë kjo që po bëj nuk është një nervozizëm i thjeshtë, siç e komentoni ju, por është një nervozizëm i drejtë, ngase edhe juve po t`u privonte dikush nga e drejta pa dyshim që do të reagonit. Nuk mendoj se jeni dakord me atë postulatin religjioz që në qoftë se dikush sillet keq me ju duke të mëshuar në faqe atëherë ti duhet t`ia sjellësh edhe faqen tjetër. Unë adhuroj 7 ligjet e personaliteteve të fuqishme nga të cilët po përmendi vetëm dy: Mos nis punë të cilave nuk ua di fundin!, ashtu siç veproni ju – dhe mos bë kompromis me të pandershmit!, – përsëri, siç veproni ju. Së fundmi po e vazhdojmë me një postulat tjetër religjioz ku Zoti në një sure K`uranore thotë: “Nëse shihni diçka të keqe në shoqëri, bëni përpjekje ta ndaloni me dorën tuaj, nëse s`mundeni me dorë, përpiquni me gojë, e nëseMuhamet Nika (2) s`mundeni as me gojë, atëherë heshtni, por kjo tregon që pak besoni në Zotin tuaj.” Kjo, me siguri, thuhet kështu sepse Zoti pastaj e bën ashtu siç di dhe dëshiron vetë. Shembuj për këtë ka sa duash. Ju kujtoj që çdo parregullsi të Këshillit Nacional do ta kontestojmë te instancat përkatëse. Do të isha i gëzuar sikur me këtë Këshill vërtetë të keni përjetuar një metamorfozë pozitive dhe të kyçeni në sistem, mirëpo thellësisht jam i bindur që kyçja e subjektit tuaj në këtë Këshill ka për qëllim të minojë çdo përpjekje të UDSH-së dhe për të bllokuar procesin politik brendashqiptar. Vendi në këtë ministri na ishte ofruar si subjekt që në vitin `98, mirëpo atëherë u refuzua dhe do të ishte mirë që të korrigjonit veten, por nga kjo nuk ka asgjë. Vërtetë më habit fakti si është e mundur që anëtarët e tjerë të Këshillit që vijnë nga subjektet e tjera po solidarizohen me ju. Ky reagim le të shërbejë edhe si një vërejtje publike nga pala jonë. Mua personalisht formimi i këtij Këshilli si kryetar i Kuvendit as që më obligon e as që do ta njoh. Në fund ju porosis që t`i ngadalësoni marshet sepse higjiena juaj nuk ju lejon që të viheni në krye të këtij karvani, përndryshe nëse vazhdoni nuk do të kurseheni dhe qytetarët do të njohin edhe anën tjetër të medaljes. Tahiri!
Autor / Muhamet Nika
Burimi / Koha javore

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per apartamentet e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,appartement à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.

3