Mali i Zi:Investimet e huaja arrijnë në 311.5 mln euro
August 12, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji
PODGORICË:Investimet e huaja në Mal të Zi në gjashtë muajt e parë kanë qenë 311.5 milionë euro apo 5.3 për qind më pak se në vitin 2007.
Në vendin e parë për investime kapitale në Mal të Zi nga viti 2001 është Rusia.
Drejtori i Drejtoratit për bilancin e pagesave dhe sektor real të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG), Boris Kilibarda ka thënë se, edhe pse investimet e jashtme kanë shënuar rënie, Mali i Zi sipas këtij indikatori edhe më tej është në maje të ekonomive që janë në tranzicion.
“Rënia e lehtë nuk është brengosëse, sepse Mali i Zi edhe më tej ka potencial të lartë për thithjen e investimeve të jashtme”, ka thënë Kilibarda.
Në vendin e parë sipas investimeve kapitale të jashtme në Mal të Zi nga viti 2001 është Rusia me 13 për qind, pastaj Hungaria me 12, Britania e Madhe më 9, Zvicra 8, Austria dhe Qipro më nga 7 për qind.
Burimi / Ekonomia-ks



Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!