Shqiptarët nga Mali i Zi e gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë
Shqiptarët me prejardhje nga Mali i Zi, të cilët jetojnë në perëndim apo në Kosovë, nuk kanë problem për sigurimin e dyshtetësisë, meqë kjo e drejtë është siguruar me Kushtetutën e re malazeze. Deputeti e kryetari i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, tha sot se shqiptarët nga Mali i Zi mund të kenë edhe shtetësi tjetër, të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër dhe njeherit të gëzojnë shtetësinë e Malit të Zi.
Burimi / RTK
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.










