Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, një tjetër shfaqje surprizuese e saj. Por kësaj here jo në skenë, por në një nga plazhet e Ulqinit. Këngëtarja e fotografuar nga paparaci ynë, në një nga plazhet e Ulqinit, në këmbë me rroba banje ngjyrë rozë. Me linjat perfekte si gjithmonë, Adelina duket se ka marrë ca rreze.Ajo që bie në sy është se nuk mban asnjë aksesor, madje as syze dielli, dhe flokët i ka të mbledhura. Kjo është një nga daljet e pakta dhe të mistershme të këngëtares kosovare, simbol i seksit të bukur, që pas vrasjes së të dashurit.
Ndërsa në Tiranë, ajo erdhi për disa orë si e ftuara e natës përmbyllëse të realit show-t “Big Brother”, dhe ku mësohet të ketë qëndruar plot 9 ditë, ku ka biseduar dhe për remiksimin e një prej këngëve të saj më të bukura në studion diskografike “Zig–Zag”. Por edhe kur erdhi në Tiranë, ajo erdhi veshur vetëm me të zeza, pasi pësoi një shok shumë të madh pas vdekjes së Rizës, me të cilin Adelina ishte në lidhje për një kohë të gjatë.
Burimi: Gazeta Panorama

YouTube Preview Image

Comments

One Comment on "Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin"

  1. gigi on Sat, 16th Aug 2008 12:47 am 

    he lum ulqini si e pret mretneshen shqiptare ne plazhet e veta, kush ka nejt aty eka zbukuru edhe plazhin bre missssssss sate jet jeta osht vetem ADELINA ISMAILI,ta hansha synin oj adelin

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!