Kumtesë për opinion e LD në MZ

August 18, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Me gabime nuk mund të ndreqen gabimet
Aktgjykimet e shqiptuara në Gjykatën e Lartë në Podgoricë kundër të pandehurve në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, vetëm vërteton dyshimet tona të shprehura në vazhdimësi mbi pavarësinë e gjyqësisë dhe mbi procesin e montuar politikisht. Ndonëse duke ndjekur ecurinë e gjykimit përmes mediave, ka pasur raste kur kemi shpresuar se duke parë që nuk ka prova, drejtësia do të triumfojë, pakkush ka mundur tzi besojë kësaj, duke vërejtur se kemi të bëjmë me aktakuzën e motivuar politikisht, gjë që u dëshmua edhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit të shkallës së parë. Kjo dëshmoi atë për çka kemi qenë të bindur, se ky pushtet nuk është i gatshëm të përballet me gabimet e veta. Me gabim nuk mund të ndreqen gabimet, prandaj as me një aktgjykim të këtillë nuk mund të arsyetohet brutaliteti i vetë aksionit dhe mosbazueshmëria e aktakuzës dhe e aktgjykimit të këtillë. Mirëpo, ky proces vetëm më pastaj duhet të marrë “dimensionin e mirëfilltë juridik”, sepse rasti “Fluturimi i Shqiponjës” përfundimisht vazhdon më tutje dhe do të jetë interesante të shihet se si do ta interpretojnë njerëzit e këtij profesioni arsyetimin e aktgjykimeve të dhëna, në bazë të gjithë asaj që është “dëshmuar”. Të shohim se si njerëzit e zanatit dhe të profesionit do tzi arsyetojnë dhe nëse do tzi arsyetojnë “provat nga ditari gjatë zhvillimit të procesit”, që ka qenë “provë” kryesore e këtij kolegji gjyqësor, të cilit për fat të keq në shkallën e parë i mungoi guximi profesional, por dëshirojmë të theksojmë se megjithatë, shikuar në global, e ka zhvilluar mirë këtë proces politik. Por, mosveprimi sipas “të drejtës hyjnore dhe të drejtës tokësore” nuk i bën shërbim të mirë as pushtetit gjyqësor, as shtetit të Malit të Zi.
Procesi i mëtutjeshëm, padyshim do të tregojë fatin e këtyre aktgjykimeve, të dhëna vetëm për të dëshmuar bazueshmërinë e veprimit të pushtetit mbi qytetarët e vet të pafajshëm, në çzdrejtim vërtetë nuk patën sukses. Synimi i regjimit të këtushëm që shtetin juridik, drejtësinë dhe përcaktimin për ndërtimin e shoqërisë së drejtë, kur kemi të bëjmë me shqiptarët dhe me disa çështje të tjera më të parëndësishme, u dëshmua si i pasuksesshëm. Për fat të keq, gjyqësia nuk dëshmohet me faktin se “tejkalohet afati” të cilin e ka caktuar kryeministri si datë të përfundimit të procesit, por me faktin që të jepen aktgjykime të drejta dhe të pavarura, të bazuara në drejtësi. Sikurse edhe në të kaluarën, rastet e ngjashme, sikur ky i tanishmi, vetëm nxjerrin në sipërfaqe varësinë e sistemit të jurisprudencës nga sistemi politik i Malit të Zi, për çka flitet haptas në strukturat serioze relevante të brendshme dhe ndërkombëtare.

aksionin policor Fluturimi i Shqiponjës

Aksionin policor "Fluturimi i Shqiponjës"

Opinioni publik i Malit të Zi, si dhe opinioni i gjerë profesional dhe politik ndërkombëtar, kryesisht ka dhënë edhe gjykimin e vet dhe padyshim se do ta japë edhe tutje, përderisa të mos konstatohet e vërteta e mirëfilltë mbi këtë aksion të ngjyrosur politikisht mbi motivet dhe urdhërdhënësit e tij.
LD në MZ do të ndjekë edhe tutje me vëmendje të gjitha ndodhitë rreth këtij procesi, i cili do të marrë epilogun e vet në instancat më të larta gjyqësore të vendit, e ndoshta edhe të huaja, me dëshirë që ky të jetë procesi i fundit gjyqësor politiko-policor i montuar në Mal të Zi, në drejtim të demokratizimit përfundimtar të shoqërisë të cilës i takojmë.
Autor / Nikollë Camaj
Burimi / Koha Javore