Roderik Mur i prezanton Gordana Gjuroviq prokurorin e ministrisë së drejtësisë të SHBA-së

August 18, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Hob të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar
Podgoricë – Ambasadori amerikan në Mal të Zi Roderik Mur do t`ia prezantojë kryetares së Komisionit nacional për luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar Gordana Gjuroviq prokurorin e Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së pranë Ambasadës amerikane z. Xhon Hob, njoftohet nga qarqet e Qeverisë malazeze. Ardhja e z. Hob, prokuror amerikan me përvojë i cili sipas paralajmërimeve do të duhej të ndihmonte në përpjekjet e qeverisë malazeze që të luftojë korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar, si sfidat kryesore në përpjekjet e shtetit për t`iu afruar Bashkimit Europian.
Ai tha gjithashtu se edhe SHBA është e gatshme të ndihmojë dhe se në korrik do të duhej që pranë ambasadës të hapin zyrën të cilën do ta drejtojë Prokurori publik amerikan, me përvojë në këtë luftë.
Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian në mbledhjen e fundit në Bruksel kërkoi nga vendet anëtare masa të fuqishme në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, kundër trafikimit të drogës dhe armëve dhe kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor dhe propozoi një varg masash që do t`i ndihmonin kësaj lufte.
Burimi / Koha Javore