American Life - pesë vite më vonë
August 19, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji, Videos, Zbavitje / Zabava
Flamuri dhe Madonna
Në vitin 2003 e kam pasur në Kohën Javore një artikull, i cili ka pasur të bëjë me video clipin e Madonnës “American Life”. Nëpër atë clip të rëndësishëm, i cili ka bërë shumë pluhur në botë, kanë “defiluar” flamujt e shumë shteteve. Mes tjerash është valavitur edhe flamuri shqiptar. E di se at;herë, po, edhe tash, ky clip ka mbetur i rëndësishëm, sikur edhe çdo gjë që ka të bëjë me këtë artiste.
Në vitin 2003 e kam pasur në Kohën Javore një artikull, i cili ka pasur të bëjë me video clipin e Madonnës “American Life”. Nëpër atë clip të rëndësishëm, i cili ka bërë shumë pluhur në botë, kanë “defiluar” flamujt e shumë shteteve. Mes tjerash është valavitur edhe flamuri shqiptar. E di se at;herë, po, edhe tash, ky clip ka mbetur i rëndësishëm, sikur edhe çdo gjë që ka të bëjë me këtë artiste. E mbaj në mend atë artikull edhe për një detaj tjetër. Ato ditë një mik imi i rëndësishëm më tha: “Më thanë se e ke bërë një artikull për flamurin, por, nuk e kam lexuar ende”. Janë disa fjalë dhe fjali që mbesin në kujtesë, jo për shkak se është thënë diçka e madhe, por për shkak se shërbejnë si milashënues në rrugën e Kronosit. Kjo fjali ishte e tillë.
Ato ditë, përveç që kam qenë e fascinuar me konceptin e tërësishëm të clipit, mes tjerash edhe atë vizual, kam ndier një krenari të madhe që flamuri ynë ka hyrë në këtë clip, sepse nuk është ky clip i cilit do artist. Edhe pse paraqitja nuk ka zgjatur më shumë se dy sekonda, flamuri ynë, si edhe disa të tjerë, ishte fascinues, në rrafshin vizual, me kolorit dhe stema të veçanta. Të hysh në clipin e Madonnës, qoftë edhe përmes flamurit ishte gjë e madhe. Pra, edhe dy sekonda të flamurit kombëtar te ajo kishin peshë specifike.
Sot, pas 5 vitesh (edhe me shkronja, pesë, sepse nuk mund të besoj se kanë kaluar aq), ndjenjat janë të përziera në lidhje me çdo gjë - kombëtare, personale, intelektuale. Në kohën e clipit të Madonnës, Kosova luftonte për pavarësi. Sot është e pavarur. Flamuri i Kosovës sot është një flamur instant, edhe pse e dimë se flamuri i vërtetë i Kombit është, të jem pak ironike, ai nga clipi. Ngjyra e kuqe e flamujve, nëse mënjanohen flamujt e kuq të sotëm ideologjikë dhe religjiozë, ishte simbol i popujve të vjetër detarë, sepse ishte sinjal që përdorej në barka dhe anije; e kuqja vërehej më së lehti mbi sipërfaqen e detit të pafund.
Gjithmonë më kanë lënë përshtypje dorët violentë. Violenca me të cilën zbritën nga malet e Maqedonisë së atëhershme në jug, drejt Peloponezit dhe e themeluan Spartën, ishte fascinuese. Sot është trendy bonizmi dhe nuk pritet të jeshë i fascinuar nga violenca. Shumë historianë dhe linguistë mendojnë se ata ishin ilirë. Me siguri ishin. Askush nuk mund të dijë me siguri se si kanë lëvizur dhe janë gërshetuar etnoset europiane. Por, edhe në treva më të gjera, ku lëviznin etnoset e mëdha siç ishin, psh. keltët dhe gjermanikët, se lëre më këtu te “ne”, në Ballkanin e vogël. Por këto ditë më fascinoi diçka tjetër. Shkruan Herodoti se spartanët, kur prisnin se mund t`u kërcënohet rreziku i vdekjes, i krihnin me kujdes flokët, që të jenë të përgatitur në çastin e vdekjes. Ky ritual ka qenë i zakonshëm, p.sh., para fillimit të betejës. Tunikat me ngjyrë të kuqe të ndezur ishin veshje standarde e ushtarëve spartanë dhe simbol i krenarisë së Spartës.
Sot, në këtë kënd të Ballkanit i cili i takon tipit sociokulturor agrikultural dhe rregullimit etnofisnor, kur mendoj për atë se Madonna “is in front of the door”, ose, kishin thënë, romakët, “Madonna ante portas”, gati do të filloj të besoj në teorinë e relativitetit të Albert Einsteinit, se është e mundur të ekzistojnë dy realitete njëri pranë tjetrit.
Autor / Xhoana M. Perkaj
xhoanaperkaj@yahoo.com
Burimi / Koha Javore





Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!