International Youth Day 2008

August 21, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Me rastin e dites nderkombetare e te rinjve Forca Rinore organizoi nje performans ne Tuz ku jane shperndare fletushka rreth kesaj dite dhe me te cilin rast eshte lexuar nje deklarate. Në mbrëmje është mbajtur edhe koncerti për te rinjët në të cilën morrën pjesë më tepër se 1000 te rinj nga Malësia.

Deklarata për media

Në konferencën që u mbajt me 17 dhjetor në Asamblenë e përgjithshme te OKB, u pranua propozimi qe u be nga Konferenca Botërore e Ministrave ku u vendos qe dita ndërkombëtare e te rinjve te shpallet 12 gushti. Ata vendosen qe kjo dite te shënohet me qellim qe ne je fare mënyre te rrisin ndërgjegjen e te rinjve, kyçjen e tyre ne jetën publike, dhe njohjen e potencialeve te tyre.

Ideja ishte qe edhe ne te fillojmë ta kremtojmë një dite te tille, me një sere aktivitetesh qe kemi përgatitur sepse e kemi pare te arsyeshme qe rinise duhet ti kushtohet një vëmendje e posaçme, duhet ti japim shanse qe edhe ata te marrin pjese ne te gjitha vendimet qe janë me rendësi, t ia japim edhe atyre shanse qe te vendosin për te ardhmen e tyre sepse rinia është faktorë qe mund te ndikoje ne përmirësimin e jetës.

Duke marre parasysh se ne shtetin tone ka shumë probleme qe lidhen me rininë duke ia filluar prej atyre me elementare e deri tek ato qe janë jetësore: arsimi, punësimi gjendja ekonomike,mirëpo, është një çështje qe duhet ti kushtohet një vëmendje e posaçme sepse dita e ditës ne shtypin e përditshëm lexojmë qe droga është një fenomen qe po shtohet ne shoqërinë tone. Ndërsa te gjithë ne e dimë se si problem kryesore ne Malësi është edhe emigracioni i cili është shkak i papunësisë si pasoje e gjendjes se vështire ekonomike.

Pra ne një fare mënyre me ketë aktivitete qe shpresojmë qe te behet tradicional ne agjendën e Forcës Rinore kemi menduar qe organeve kompetente ti a tërheqim vëmendje ne një mënyre te bukur ti tregojmë se edhe ne ekzistojmë se edhe ne kemi potencial dhe aftësi te vendosim për veten tone dhe jeni te afte ne çdo aspekt.

Aktivistët e Forcës

Aktivistët e Forcës

Jemi ne ata qe kemi potencial, force, ide, ambicie për te ndryshuar diçka ne kah me te mire, te shkojmë drejte se ardhshme te jemi te barabarte me te gjithë te tjerët,,,

Problemet janë te shumta ne te gjithë e dimë atë mirëpo ne vend qe te flasim për ato probleme ne duhet te jemi vete iniciues te ndihmojnë ne çdo aspekt sepse ne mundemi te kemi një te ardhme me te mire. Secili prej nesh po te ulemi e ti dëgjojmë ka problemet e veta , mirëpo ne duhet te marrim një rruge dhe ti zgjedhim ato..
Pra, për hire te rinise, për hire te përmirësimit te pozitës sonë ne ketë shoqërinë le te festojmë sonte, ti përkthim ata sepse ata janë e ardhmja jone.

Nje insert nga Koncerti: Në skenë grupi i mirënjohur nga Tirana Produkt 28

YouTube Preview Image