Humb jetën personi i pestë i familjes kosovare që u aksidentua në Mal të Zi
August 22, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo, Videos, Zbavitje / Zabava
Ka vdekur edhe anëtari i pestë i familjes Metaj nga fshati Hereç i Gjakovës, të cilët humbën jetën para dy dite në një aksident të rëndë në aksin rrugor Podgoricë-Kollashin. Besarta, Besniku dhe Gonxhja kanë vdekur në vendin ku kishte ndodhur aksidenti, Besarti gjatë rrugës për në spital, ndërsa Tekiu vdiq disa orë pasi mjekët e Podgoricës u përpoqën t’ia shpëtonin jetën.
Familja Metaj nga fshati Hereç i Gjakovës ishte duke udhëtuar nga Prishtina drejt bregdetit malazes, por nuk ka mundur të mbërrijë atje pasi në afërsi të Kollashinit iu ka ndodhur aksidenti tragjik. Shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjetit tip “Audi A4”, nga shoferi ku për pasojë ka dalur në krahun tjeter te rrugës dhe është ndeshur me një kamion që vinte nga ana e kundërt. Besarta, Besniku dhe Gonxhja kanë vdekur në vendin ku kishte ndodhur aksidenti, Besarti gjatë rrugës për në spital, ndërsa Tekiu vdiq disa orë pasi mjekët e Podgoricës u përpoqën t’ia shpëtonin jetën. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Metaj të Hereqit të Gjakovës. Në telegramin e presidentit Sejdiu ndër të tjera thuhet: “Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes suaj, të cilët pësuan tragjikisht derisa po udhëtonin për në bregdet”. “Lajmi i kobshëm për këtë tragjedi tuajën familjare e ka prekur thellë secilin qytetar të republikës sonë. Prandaj, në këto çaste zie, ne të gjithë jemi shpirtërisht me Ju dhe lutemi për bashkëfamiljarët tuaj”. Burimi / Gazeta Lajm




Ulqini on Fri, 22nd Aug 2008 12:12 pm
Na lejoni familjen ton nga Ulqini t’ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëkombësit ton Kosovar te familjes Meta nga Gjakova.
Në këto çaste pikëllimi, i lutemi Familjes Metaj, tua përcillni dhembjen tone të thellë.I qofte i leht dheu i Kosoves