Në Repartin e përpunimit të bimëve mjekuese në Krajë

Rinis grumbullimi i pelimit
Pas shumë vitesh siç duket po rinis punën Reparti i përpunimit të bimëve mjekësore në Ostros. Në të vërtetë që nga 28 korriku Reparti në fjalë në objektet e veta për nevojë të prodhimtarisë, në bashkëpunim me firmën “FARMAMONT” nga Podgorica ka filluar grumbullimin e pelimit (sherbelës).
Sipas fjalëve të Halil Markashit, njërit nga përgjegjësit aktualë në Repartin e Krajës, grumbullimi i bimëve mjekësore, gjegjësisht pelimit (sherbelës) ka nisur që nga fundi i korrikut dhe ai po bëhet çdo ditë pune nga ora 8:00 deri n orën 15:00. Çmimi i grumbulimit për një kilogram pelim është 0,80 euro (80 cent). Pagesa e mallit të dorëzuar sipas fjalëve të z. Markashi bëhet menjëherë, gjegjësisht me “para në dorë”.
Në këtë mënyrë, gjithmonë sipas konfirmimit të z. Markashi dyert e Repartit të përpunimit të bimëve mjekësore do të jenë të hapura për të gjithë ata që sherbelën (pelimin) e mbledhur dhe të tharë duan t`ia shesin këtij reparti.
Të kujtojmë në fund se jo shumë larg Repartit në Ostros ishte i vetmi objekt industrial në këto anë në të cilin punuan vite me radhë qindra punëtorë dhe i njëjti konsiderohej bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik në Krajë.
A.Gj.
Koha Javore

Bima e pelinit

Harta ku bahet bima e pelinit në Kraj

Harta ku bahet bima e pelinit në Kraj

Edhe bima e pelinit perdoret per kurimin e gureve ne temth. cdo mengjes merret nje maje luge nga pluhuri i kesaj bime dhe tretet ne caj, qumesht apo supe. Kura vazhdon per 20 dite. Nderpritet per 10 dite dhe me pas nis serish. eshte mire qe mjekimi me pluhurin e pelinit te perseritet tre here.
Pelini
Ne saje te substancave te hidhura dhe te esences, pelini perdoret si mjet qe shton rrjedhjen e lengut te stomakut (duke permiresuar oreksin) dhe permireson punen e melcise. Esenca e pelinit permban azulen me veti antiseptike, te ngjashme me kamazulanin e lules se kamomilit. Duhet pasur parasysh se, ne saje te peberseve te tjere te esences, sic jane tujoli, pelini, ne doza te medha, eshte i helmet dhe mund te demtoje trurin dhe te shkaktoje dridhje. Gjitashtu, ai nuk duhet pe perdoret nga grate shtatezena.
Melçija
Melçia ben pjese ne funksionin e shume organeve vitale qe jane qenesore per shendetin. Prandaj eshte me rendesi qe ndaj melcise te veprohet mire dhe te behen perpjekje qe te ruhet. Meqe luan rol te madh ne procesin e tretjes, kujdesi per menyren dhe zgjedhjen e ushqimit kerkon syceltesi te madhe.
Si t’ia lehtesojme punen
Qe te mos e ngarkojme se tepermi dhe qe t’i mundesojme pune te mire duhet t’ia lehtesojme detyren. Perparesi duhet dhene artikujve ushqimore qe treten lehte, duhet shmangur shujtat e ngarkuara, e ushqimin duhet shperndare ne shujta te rregullta gjate tere dites: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehte, zemra gjate paradites dhe pasdites (me se miri peme ose jogurt).
Ushqim i llojllojshem dhe me mase
Te semuret nga melcia duhet t’i kushtojne kujdes te madh menyres se te ushqyerit. Nuk ka nevoje per viktimizime te medha, por mjafton qe te ushqyerit te jete i llojllojshem, me mase dhe me kalori qe i pergjigjen nevojave te trupit dhe punes qe kryejme. Problemet me tretjen do t’i evitojme nese e pakesojme marrjen e yndyrave, posacerisht ato te sallameve dhe djatherave. Keto lloje te ushqimeve duhet konsumuar vetem kohe pas kohe. Edhe prodhimet nga qumeshti jane burim i rendesishem i yndyrave: djatherat, sidomos djathi i vjeter nuk duhet te jete pjese e shujtes. Qumeshtin me pak yndyre duhet zevendesuar me ate te payndyre. Edhe melmesat jane burim i yndyrave: gjalpi, margarina dhe vaji duhet konsumuar me mase, ndersa ushqimin e ferguar vetem ne raste te rralla. Vezet lejohen por jo me teper se dy ne jave.
Funksionet e melçise
Melcia e zeze eshte gjender e madhe, e cila shpesh quhet edhe laborator biokimik i organizmit, sepse kryhen nje seri sherbimesh (funksionesh) te rendesishme.
Perpunon dhe shnderron nje seri substancash ushqimore, si sheqernat proteinat e yndyrat
Sekreton dhe nxjerr ne zorre lengun e temthit, i cili ndikon ne tretjen e ushqimit dhe ne levizjen e zorres.
Nxjerr ne gjak prodhimet e nevojshme qe ndikojne ne normalizimin e proceseve te organizimit
Ushqimet qe kurojne dhe demtojne melcine:
Perdorimi i 20-40 grameve alkool ne dite demton melcine
Mosha eshte nje nder faktoret kryesore te demtimit te melcise, pasi sa me e vogel qe te jete mosha e konsumatoreve te alkoolit aq me te renda jane demtimet
Predispozicioni gjenetik eshte nje nder faktoret kryesore te shfaqjes se semundjes
Keshillohet konsumimi i produkteve te mishit
Keshillohet perdorimi i rrepave te kuq, lakres se kuqe dhe brokules
Keshillohet te mos pihen shume kafe gjate dites, te mos konsumohet birra dhe lengjet me gaz

1