Podgoricë: Epidemi virale e barkut
August 27, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Mediat raportojnë se në Repartin e Infektologjisë e Spitalit të Podgoricës më s’ka vend, por edhe se Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë të dielën mbrëma i janë paraqitur qindra njerëz që ankoheshin në dhembje barku. Gati të gjithë pacientët kanë temperaturë të lartë, diarre dhe vjellje,ndërkaq një numër i tyre u paraqit në shtëpitë lokale të shëndetit. Shkaku i tollovive shumë pacientë iu drejtuan edhe ordinancave private në Podgoricë. Personeli mjekësor thotë se fjala është për rastin më të jashtëzakonshëm deri tani, ndonëse përjashtohet mundësia e infektimit në bregdet ose diku tjetër, sepse të gjithëtë sëmurët qëndruan në Podgoricë.
Burimi / Gazeta Express





Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!