Mali i Zi do të propozojë marrëveshjen e shtetësisë së dyfishtë

August 29, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

PODGORICË, Mali i Zi — Ministri i brendshëm Jusuf Kalamperoviç tha të mërkurën ( 27 gusht) se Mali i Zi ka përgatitur një projekt-marrëveshje mbi shtetësinë e dyfishtë me vendet e ish Jugosllavisë. Sipas propozimit, shtetësia e dyfishtë do të jetë një përjashtim: vetëm ata që e patën atë përpara 3 qershorit 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë, mund ta mbajnë atë. Shtetësia e dyfishtë do të jetë e përfitueshme për ata me një prind që ishte një shtetas i një vendi tjetër, shtoi Kalamperoviç.
Beogradi do të ofrojë gjithashtu një marrëveshje të shtetësisë së dyfishtë në muajt e ardhshëm, sipas ministrit të brendshëm serb Ivica Daçiç. Ai tha se Serbia është gati të mbajë bisedime me Malin e Zi mbi çështjen, ndonëse ai vuri në dukje se Serbia ka një pikëpamje krejt të ndryshme mbi gjendjen.
Izvor / RTCG, Tanjug, B92