Vujanoviq: Njohja e Kosovës ka tri dimensione për Malin e Zi
August 29, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji
Podgoricë, 29 gusht - Presidenti malazez Filip Vujanoviq ka vlerësuar se Mali i Zi edhe më tej do të ketë një qëndrim të vemendshëm ndaj njohjes së Kosovës, posaçërisht duke pasur parasysh synimet evropiane dhe evroatlantike të Podgoricës. Ai ka saktësuar se sa i përket deklarimit mbi Kosovën, për Malin e Zi janë thelbësore tri dimensione: “Rrethanat në Mal të Zi, detyrimet e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Beogradin dhe Prishtinën dhe, natyrisht vlerësimi i asaj që janë integrime evropiane dhe evroatlantike të Mali të Zi”, është shprehur Vujanoviq. Sipas mediave malazeze, Vujanoviq gjithashtu thotë se është qeveria ajo që merr vendimin për njohjen e Kosoëvs, por gjithsesi për këtë çështje do të shprehet edhe parlamenti i Malit të Zi.
Burimi / QIK




Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!