KF “Otrant” nga Ulqini hyn me ambicie të mëdha në sezonin e ri futbollistik në ligën e dytë të Malit të Zi

August 31, 2008   | Shtypi / Mediji, Sporti / Sport

Synohet Liga e Parë
Megjithëse ka debutuar keq në sezonin e sivjetshëm duke humbur nga “Çeliku” i Nikshiqit, drejtuesit e KF “Otrant” synojnë që me ekipin e krijuar të arrijnë të klasifikohen në krye të tabelës së Ligës së Dytë të Malit të Zi e madje të sigurojnë hyrjen në Ligën e Parë, gjë që sipas tyre e meriton qyteti i Ulqinit.
Ulqin – Klubi Futbollistik “Otrant” e ka filluar me humbje sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Malit të Zi. Të dielën, “Otrant”-i ka humbur në Nikshiq nga “Çelik”-u me rezultatin 2:0.
Por kjo humbje nuk i ka zhgënjyer drejtuesit e këtij klubi për realizimin e planit të hartuar për këtë sezon futbollistik. Pas qëndrimit në Ligën e Dytë vitin e kaluar, ku “Otrant”-i si debutues zuri vendin e nëntë në tabelë, ambiciet e ekipit janë rritur këtë sezon.
” Kemi krijuar ekip i cili me projektet e udhëheqësisë pa dyshim do të jetë në maje të tabeles së Ligës së Dytë. Qellim kryesor është hyrja në Ligën e Parë pasi që Ulqini e meriton një gjë të tillë”, thotë nënkryetari i KF “Otrant”, Zef Deliqi.
Optimizmin në kampin e ulqinakëve e shtojnë edhe ndeshjet e zhvilluara gjatë fazës përgatitore ku “Otrant”-i nuk ka pësuar asnjë humbje. Ai ka zhvilluar disa ndeshje, ku ndër të tjera ka barazuar me “Petrovac”-in me rezultat 1:1, ka fituar ndaj “Arsenal”-it nga Tivati me rezultat 4:2, ndërsa në provën përfundimtare para fillimit të kampionatit ka barazuar me “Vllazninë” në Shkodër me rezultat 1:1.
Ekipi është përforcuar ketë vit me disa emra të njohur si futbollistët nga Kosova, Krenar Vokshi dhe Fitim Kasapi, të angazhuar më parë me “Buduqnost”-in nga Podgorica, Millosh Popoviq nga Podgorica, portieri Bojan Radanoviq, pastaj Rajko Mirçeta nga Trebinja si dhe Camaj i ardhur nga “Deçiq”-i i Tuzit. Në ekip janë angazhuar edhe dy lojtarët e njohur vendas të Klubit të Fitbollit të Vogel “Teuta”, Fatmir Mollabeqiri dhe Adi Alloviq.

Trajneri i ri i FK "Otrant" Sinisha Jeliq

Trajneri i ri i FK "Otrant" Sinisha Jeliq

Ekipi do të drejtohet nga trajneri i ri, Sinisha Jeliq, i cili vitin e kaluar ka arritur që ekipin e “Jedinstvo”-s nga Bjello Pola ta fusë në Ligën e Parë futbollistike të Malit të Zi.
Këtë vit për herë të parë, sipas nënkryetarit të KF “Otrant” Zef Deliqi, janë nënshkruar kontrata profesionale me lojtarët e angazhuar nga jashtë si dhe me disa lojtarë vendas.
Rastin për ta dëshmuar fuqinë e vet dhe ambiciet e drejtuesve të klubit, “Otrant”-i e ka të dielen ku në kuadër të javës së dytë të Ligës së Dytë do të presë në fushën e vet “Mladost”-in nga Podgorica.
Deliqi i fton të gjithë sportdashësit vendas që të mbështesin ekipin në ketë ndeshje por edhe në ndeshjet e tjera që “Otrant”-i do tzi luajë në fushën e vet, por edhe në atë kundërshtare.
“Kërkojmë nga sportdashësit që të na përkrahin në çdo ndeshje në Ulqin, por sipas mundësisë edhe jashtë dhe rezultatet me siguri nuk do të mungojnë”, përfundon ai.
Ismet Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image