Ndalohet gëzimi “shqip”!?

September 3, 2008   | Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji

Në çdo vend që ka demokraci të nevojshme sa të ndihesh i lirë, uniforma policore do të thotë rend dhe siguri dhe ajo gjithsesi është shembulltyra e një shteti. Masa e sigurisë apo përmasat që çdonjëri nga ne ndiejmë kur e shohim atë është matësi më i mirë se cilat janë raportet tona me uniformën policore.
Shteti ushtarak identifikohet me ushtri të fortë dhe me mbresa frike ndaj militarëve, shteti mafioz me mafje të fortë dhe gjithëkontrolluese, kurse shteti policor me polici terrorizuese.
Shteti demokratik ka një uniformë e ajo është “njëjtësia dhe barabarsia para ligjit”.
Gjatë javës që lamë pas Malësia për të satën herë u bastis, kështu do të fillonte artikullin çdo njeri i cili jeton në demokraci funksionale por në vendin tonë kjo është një rutinë normale. E gjithë loja qëndron te frika dhe mbjellja e saj. Për të treguar dhe dëshmuar forcën e vet shteti ka zgjedhë pakicën shqiptare, po atë popullatë që shfrytëzoi të drejtën qytetare para rreth tri vitesh dhe formoi shtetin e Malit të Zi.

Restoranti Cavalieri Tuzë

Restoranti Cavalieri Tuzë

Por çka pasoi? Pasoi që shqiptarëve në vend se t`u avancohen të drejtat dhe liritë në shtetin që tani më si pretekst bllokues të proceseve nuk e ka Serbinë, të shikojnë në shtetin e tyre jo si në tokën e premtuar e cila do të shfaqet fill pas referendumit.
Aksioni policor “Fluturimi i shqiponjës” qe sajimi dhe kurtha në të cilën shteti deshi që të biem dhe të cilën kurrë nuk e besuam, duke na emërtuar me termin më antipopullor në qarqet globale si terrorist.
Edhe sot mund të dëgjosh në lajme e të lexosh në gazeta “lapsusin”: “terroristët shqiptarë”, duke i përfshirë të gjithë në një grupacion të ciliti s`i ka takuar kurrë madje askush nga ne.

Restoranti Cavalieri Tuzë

Restoranti Cavalieri Tuzë

Para disa javësh përfundoi procesi gjyqësor kundër të akuzuarve të atij aksioni dhe shumica e të akuzuarve u shpallën si terroristë, të fajshëm dhe meritorë të krimit, fill pas shpalljes së vendimit të akuzuarit për terrorizem dhe tani më të dënuar u liruan të mbrohen nga liria për t`u riburgosur javën që lamë pas.
Ky qe provokimi i dytë ndaj tyre, duke i liruar si të fajshëm dhe duke i riarrestuar po të gjithë, si më 09 shtator të 2006 ashtu edhe javën e kaluar të gjithë u riburgosën në shtëpitë e tyre me familjet e tyre dhe hallet që ata kanë.
Një shtet demokratik dhe dashamirës uniformat blu do t`i kishte larguar nga pamja e njerëzve sa të harrohen sadopak gjërat dhe të rikthehet mirëbesimi në to.
Por jo, ato shfaqen përsëri sepse çudirat në Malësi nuk kanë fund kurrë. Të shtunen në ora 24.00 fix, njësitet ndërhyrëse, të armatosura dhe të pajisura ashtu siç i takon një shteti që mbjell frikë, ndalojnë muzikën në njërin ndër lokalet në qendër të Tuzit dhe detyrojnë më se 1000 persona që të lëshojnë lokalin, pa asnjë sqarim. Por shteteve që forcën e bazojnë në polici nuk u nevojitet siç duket sqarimi.
Në Tuz, a nuk u dashka të këndohet shqip, apo ta riformuloj pak idenë: Tuzi, qendra e Malësisë, a nuk u dashka të gëzohet shqip?!
Robert Camaj
(Autori është sekretar i Komunës Urbane të Tuzit)
Burimi / Koha Javore

YouTube Preview Image