Të hënën në QKI “Malësia” në Tuz u hap ekspozita e 7 piktorëve,
Hapet ekspozita e piktorëve
Të hënën në QKI “Malësia” në Tuz u hap ekspozita e 7 piktorëve, Gjelosh Gjokaj, Zuvdia Hoxhiq, Pjerin Kolnikaj, Gjergj Noc Martini, Fatbardh Mati-Kalvari, Ivanka Gjonoviq dhe Leo Gjokaj.
Me këtë rast, zëdhënësi i QKI-së, Palokë Lucgjonaj duke u uruar dashamirëve të artit dhe të pikturës mirëseardhje theksoi se QKI “Malësia” gjithëherë do të jetë vend për aktivitete, programe dhe manifestime kulturore, me qellim të plotësimit të nevojave kulturore të popullatës së kësaj treve.
Duke hapur këtë ekspozitë pikturash, skulpturash dhe grafikash, prof. dr. Mark Camaj u propozoi mysafirëve dha dashamirëve të shumtë të artit që kishin ardhur nga viset e ndryshme të Malësisë, por edhe nga Podgorica që këto piktura, skulptura dhe grafika duhet shikuar në qetësi, pa komente, sepse siç u shpreh ai ato “prodhojnë” efekte vizuale dhe shpirtërore. Për folësin Camaj kjo ekspozitë ka rëndësi të shumfishtë.
” Veprat vijnë nga disa shkolla artistike, ashtu që mund të shihen idetë dhe arritjet e disa autorëve, rasti është që krijuesit të njihen më mirë, kurse për vendin tonë këto lloj manifestimesh ndikojnë si shembull i çmuar për të gjitha gjeneratat”, tha Camaj duke shtuar se “Malësia ka detyrë morale dhe kulturore për kontribut në formimin e kushteve të emancipimit kulturor, por edhe ndaj veprave të mjeshtrave të artit”.
rr.d.
Koha Javore