Madonna ne Budva, Radenovic: Deri tani marrin pjese 2 mije shqiptare

September 9, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji, Videos, Zbavitje / Zabava

Deri me tani, jane 2 mije shqiptare qe do te marrin pjese ne koncertin e shumepritur te popstarit Madonna qe do te zhvillohet me 25 shtator ne Budva. Organizatoret e koncertit kane ardhur nga Budva per te promovuar eventin e madh si edhe turizmin e vendit fqinj. Perfaqesueset e Organizates turistike te Budvas dhe Malit te Zi e shohin Shqiperine si nje treg shume te mire te turizmit dhe eventeve artistike qe ata zhvillojne.
“Kemi identifikuar Shqiperine si nje treg shume te rendesishem per koncertin e Madonnes. Ne gjithe fushaten e marketingut qe kemi ndermarre i kemi konsideruar shqiptaret si nje potencial i mire per te gjitha koncertet dhe sherbimet turistike qe ne ofrojme ne Budva”, thote Jelena Radenovic, drejtore e organizates turistike Budva.

Jelena Radenoviq

Jelena Radenoviq

Koncerti i Madones per te cilin deri me tani jane shitur 66 mije bileta duket se ka gjetur nje interes shume te madh ne rajon, edhe per faktin se kjo eshte ndalesa e vetme e turit boteror te Madones ne Evropen Juglindore.
Organizatoret e koncertit theksojne se biletat e rethit te arte dhe ato Vip tashme jane prenotuar nderkohe qe ka mbetur vetem nje sasi e kufizuar biletash te zakonshme. Pritet qe me 25 shtator koncerti i Madones ne plazhin e Jazzit ne Budva te jete ngjarja me e madhe artistike ne Evropen Lindore. Koncerti do te filloje me kengetaren suedeze Robin per te arritur kulmin me performancat dhe spektaklin qe do te ofroje ylli i muzikes Pop per rreth 2 ore.
Madona sipas organizatoreve do te qendroje ne Budva perreth 3 dite, nderkohe qe nje dyndje turistesh do te pushtoje vendin fqinj me kete rast. Organizimi i eventeve te tilla artistike duket se eshte nje nga celesat e suksesit ne strategjine e zhvillimit te turizmit ne Malin e Zi duke patur parasysh qe po ne Budva vitin e kaluar kane performuar legjendaret Rolling Stones.
Mira Tuci
Burimi / ALSAT

YouTube Preview Image

Comments

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!