Mali i Zi udhëheq në rajon thotë Leopold Maurer

September 9, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Shefi i zyrës podgoricase të Komisionit Evropian, Leopold Maurer, vlerësoi se sa i përket euro-integrimeve,Mali i Zi udhëheq krahasuar me fqinjët e vet.
PODGORICË, 6 SHTATOR — Kjo do të thotë se gjasat e Malit të Zi në rrugën drejt BE janë shumë të mira. Në bazë të asaj që kam dëgjuar, qeveria mbetet e qëndrimit që të aplikojë për anëtarësim në BE deri në fund të vitit”, tha Maurer për televizionin podgoricas ‘IN’. Ai tha se politika e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshohet dhe se Brukseli njëjtë do t’i vlerësojë arritjet e shteteve të rajonit. Maurer tha se Mali i Zi përparoi edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,dukuri këto që paraqesin problemet më të mëdha në rrugën evropiane.“Ekzistojnë institucione për këtë që shumë mirë po funksionojnë.Komisioni Kombëtar për këtë fushë tashmë dorëzoi raportin,ndërsa nga mediat kuptojmë se shumë njerëz janë arrestuar dhe këto raste po procedohen”, tha ai. Ai po ashtu tha se Mali i Zi ka përparësi shtesë krahasuar me vendet tjera në rajon sepse aty ekziston pajtueshmëria politike që procesi i integrimeve të përshpejtohet.
Burimi / B92