Fuad Nimani:Së shpejti bëhen të ditura kuotat për studentët
Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, zhvilloi të martën me kërkesën e tij një takim në Tiranë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë, Fatos Beja.
Takimi u fokusua në çështjen e kuotave të rezervuara për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi që dëshirojnë të regjistrohen dhe të vazhdojnë studimet në Universitetet e Shqipërisë në vitin akademik 2008/2009.
Në kumtesën për opinion të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se opinioni do të njoftohet së shpejti përmes medias së shkruar dhe elektronike për numrin e kuotave të lejuara si dhe me datën e pranimit të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.
Burimi / Kohapress