Kornizë(a) politike e fundverës
September 11, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
“Mesazhet” antologjike të kësaj stine
Me pushimet sociale merren institucionet përkatëse. Kjo nuk është detyrë e një Ulqini, ta zëmë, i cili ekziston vetëm nga turizmi.Ai, edhe këtë verë, ofroi aq sa kishte mundësi, megjithatë, radhitet ndër vendverimet më të sigurta në Adriatik, me çmimet më konkuruese në rajon.
Sivjet, si asnjëherë më parë,persona dhe qarqe të caktuara, Ulqinit, nëpermjet mediave të shkruara apo elektronike, i kanë dërguar “mesazhe” antologjike, duke shprehur mendime të pakontrolluara, të njëanshme dhe të stërngarkuara me paragjykime të ndryshme, të cilat sigurisht kanë për të hyrë në biografinë e kësaj stine turistike si episod i pashijshëm stinor. Kalemxhinj përkatës, që nuk e bëjnë për herë të parë, kanë vënë Ulqinin në “tabelë të zezë”, edhe o burra, qëllo me gurë e baltë, vetëm nga një krah, por asnjëherë duke i bashkuar edhe fjalët e ulqinakëve të cilët nëpër faqet e medias akuzohen se “nuk kanë bërë asgjë për ta njohur Mali i Zi pavarësinë e Kosovës”, si dhe “çmimet e larta kanë zvogëluar vizitën”. Për kategorinë e parë, opinioni i ka të njohura deklaratat e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve. Ndërsa “vërejtja” numër dy është se çmimet e pushimit në Ulqin janë të larta, duke mos e ofruar asnjë të dhënë as zyrtare, as “satelitore”.
Një e vërtetë është shumë e madhe: në mesin e rreth 160 mijë shtretërve në të gjitha format e vendosjes, Ulqini ende kultivon turizmin masiv - vend për të gjitha mundësitë e atyre që orientohen për të pushuar në këtë qytet.
Është shumë e logjikshme, turizmi është mall që nxirret në treg. Konsumatorët që kanë para në xhep dalin në atë treg edhe përcaktohen se ku do të akomodohen, ose nuk do të dalin fare aty.
Tablloja e Parë: “Të zhgënjyerit” 
Me pushimet sociale merren institucionet përkatëse. Kjo nuk është detyrë e një Ulqini, ta zëmë, i cili ekziston vetëm nga turizmi. Ai, edhe këtë verë ofroi aq sa kishte mundësi, megjithatë, radhitet ndër vendverimet më të sigurta në Adriatik, me çmimet më konkuruese, gjithsesi, ndonëse ndodh të dalin çmime kalimtare mbase më “tërheqëse”.
Dikush mbase do të mund të thoshte, këta rreshta janë së tepërmi në krah të Ulqinit. Jo, në asnjë mënyrë, por duhet të dihen mirë e qartë disa parametra. Sigurisht se është diçka pretencioze,naive edhe jo e natyrshme që zbrasesh “breshëri” politike për akte të caktuara. Jo, jo, Ulqini nuk ka një kapacitet të tillë administrativ as politik, gjithsesi në të gjitha fazat e zhvillimeve shoqërore nëpërmjet deklaratave politike, por edhe përkrahjeve të ndryshme ekonomike e humane ka kontribuar për interesat kombëtare shqiptare.
Është e vërtetë se sivjet, për shkaqe të ndryshme, objektive, sezoni turistik nuk u hap me fëmijët bonjakë nga Kosova, siç u veprua nga viti 2000. Por është antihumane ti përmendësh bukën mysafirit.
Por sivjet dual në shesh një komunitet i “të zhgënjyerve” me çmimet e pushimeve në Ulqin dhe kalemxhinjtë u japin shans të defilojnë nëpër faqe të shtypit, duke thënë se nuk do ta vizitojnë më këtë vendverim turistik. Tregu i lirë duhet të dominojë gjithsesi edhe në turizëm, por i shkarkuar nga paragjykimet e ndryshme. Madje nuk është as etike ta shash e fyesh nëpërmjet gojës së të tjerëve një vendbanim, i cili edhe në nivelet ndërkombëtare njihet me do vlera që nuk mund të takohen, shijohen e përjetohen nga pushuesit.
Tablloja e dytë: Ata që shajnë Ulqinin?
Tjetër, nuk është as profesionale që opinionit tzi ofrosh vetëm “vajtimet” e “të zhgënjyerve”, kodi etik i gazetarisë e ka parim themelor ballafaqimin e mendimeve dhe vlerësimeve. Asnjëherë nuk regjistrohen vlerësimet e kundrimet e atyre që hapin dyert e shtëpive për të vendosur pushuesit. Kanë ata ndonjë vërejtje? Në çfarë ngjajnë dhomat pasi turistët i përfundojnë ditët e kontraktuara të pushimit? Cilat pajisje të kuzhinës apo banjot janë lënë ashtu siç kanë qenë me rastin e akomodimit? Kush fut duart nëpër frigoriferët e kuzhinave të përbashkëta? Monologjeve e njëmendësisë u ka skaduar afati i përdorimit që në fund të shekullit XX.
Vërtetë se është një kënaqësi i posaçme, se në jetën ekonomike - turistike, jo vetëm si pushues, merr pjesë edhe një numër i konsiderueshлm i kosovarëve, të cilët gjatë verës marrin me qira plazhe, restorante, kafiteri, qebaptore, etj., e të mos flasim për furra buke. Shumica e të punësuarve janë po ashtu nga Kosova. Mund të ndodhë se klientët nuk i përballojnë dot çmimet e shërbimeve dhe të artikujve. Duhet të pyeten pronarët e objekteve, kushdo që janë ata, ulqinakë, malazezë, kosovarë, malësorë, sanxhaklinjë… përse janë këto çmime kaq të larta? “Të zhgënjyerit” sidomos kur kemi të bëjmë me Ulqinin, tash dy dekada kanë lansuar etike të ndryshme të stilit: Nuk shkohet më në Ulqin sepse nëpër plazhet e tij qarkullojnë shqiptarët me pushkë në krah.!? Ose, nuk dihet ku je, në Ulqin apo në Shqipëri, 24,00 orë muzikë shqip, si dhe a durohet duhma e specave e çajit në Ulqin?Pushuesit, nga kanë arritur këto “mesazhe” antologjike e kanë sharë Ulqinin për këto “imazhe”!?
Sivjet, ulqinakët u fajësuan se i kanë ngritur çmimet e vendosjes, të akomodimit, të rrezitjes në plazhe, të pijeve freskuese… Shtretërit e dhomave me banjo të posaçme, me kondicionerë, terracë, TV, internet, vendparkim, me pamje nga deti,ujë e drita 24,00, ndonëse sivjet nuk ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë e as me drita në asnjë lagje, normalisht se paguhen më shumë se 5 euro.Tjetër,ulqinakët paguajnë tatimet, taksat, rrymën e shpenzuar elektrike, shërbimet komunale… Dikush mbase këtë e quan “çmenduri” edhe nuk janë mësuar të paguajnë borxhet ndaj komunës, elektrodistribucionit, komunales, ujësjellësit…
Komuniteti i “të zhgënjyerve”, shihet qartë se ka dëshirë Ulqinin e ulqinakët tzi shohë të uritur edhe të gjunjëzuar. Një sentencë biblike thotë: “Fali o zot, se ata nuk dinë çfarë bëjnë”! “Mesazhet” e kësaj vere, vërtetë ishin antologjike. Këtë shkrim po e mbyll me përshtypjet e njeriut të respektuar që kryesoi delegacionin e arbëreshëve të Italisë në Ulqin, Prof.Franзesko Altimari: më freskoi bukuria e Ulqinit, lashtësia e identiteti i tij, njerëzit me koncepte evropiane, shqiptarizma.Ulqini tash dy dekada bën investimet më të mëdha politike, njerëzore, kulturore e shpirtërore për tu integruar në rrafshin kombëtar edhe është i mirëpritur në Prishtinë e Tiranë, Tetovë e Shkodër, Preshevë e Kalabri.
Ibrahim Berjashi
Koha Javore




skender on Thu, 11th Sep 2008 5:29 pm
Nderimet e mija zotni Berjashi.
Ju ulqinakët e keni marrë shprehi dhe thoni spo na vijnë Kosovarët.Mirpo kur nuk e keni dvet vetveten pse nuk vijn.Zontni fjalët e juaja jan fyerse dhe ju nuk dini ta shprehni realitetin e PSEHIT.
Pse kosovarët nuk erdhën në Ulqin jan pika të shumta,mirpo po i lam ato patriotike.
Unë qesh kti pushimi në Ulqin 5 ditë dhe mandej shkova edhe 5 ditë në Shëngjin.Mirpo realiteti në teren ashtë diçka tjeter,ju me duket zoti Berjashi se nuk delni kur nga Foleja juaj e Ulqinit dhe ma mer mendja se nryshe do ti shikoni sendet dhe realitetin.
Në Ulqin pagova krevatin 8 euro për ne 4 persona 4×8=32,kurse në shëngjin mora apartamentin me klimë për 20 euro dhe pronarit nuk i interesonte sa vetë do flejn aty.Kurgja nuk gjeta ma pak se në Ulqin dhe kurgja nuk gjeta me tepër se në Ulqin.Ulqini kësaj vere ka qen qytet i vdekur sepse muzikat dhe argtimet tjera qe ulqini si ka,sikurse në Shqiperi,nuk me bahet dotë me ardhë ma në Ulqin.Nga ana financiare asht dukuri që në Shqiperi jan sendet ushqimore ma lirë se sa në Ulqin.
Nga ana ime personale keni çu kryet shumë naltë dhe besoj që sot një vjet do të flladiteni dhe të mendoni mir se çka jeni tuj përgaditë.
Simbas pronarit të shtepis ku banova më tha:
Nga 7 euro mundem me ju pranu sepse nuk me le shteti ma posht me e çu çmimin.Unë e dveta po pse kështu.
Aj më tha se Kryetari i komunës së Ulqinit asht ba shum GURMANT dhe na ka caktu sa do pagojm paushal.dhe ajo shumë e parash asht 500 euro.600 euro elekticitet do paguaj njisoj,madje me tha taksa maksa,tatime të paparapara për shtepi nja 350 euro,çdo ditë inspekcionit me ja dhan 10 deri 20 euro,pra ne ma nuk mundemi të mbajm turista për 5 euro sepse sna qet barra qeran.
Pra zoti Berjashi nderimet e mija para se te kritikoni shkoni dhe dvetni kryetarin çfar çorbe do të ndreq ne sezonin tjeter turistik.Me fitesën qe ne e bam ne kosovë nuk na ka mbet askejt tjeter të shkojm vetem ne shqiperi.
E ju Ulqinak të dashur ishalla xeni mend sepse vetem mendët ju mungojn,e mendoni se Kosova nuk pjell pasanik por pjell edhe fukara.