Papa Benedikti do të vizitojë Malin e Zi
Papa Benedikti XVI së shpejti mund të vizitojë Malin e ZI. Lajmi publikohet në të përditshmen serbe Novosti”, e cila citon burime të afërta me qeverinë në Podgoricë Ftesat per viziten e Papes ne Malin e Zi, jane bërë prej kohësh qe nga viti 2005 nga ish presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviç, e me pas nga presidenti i Malit te Zi Filip Vujanoviç ne vitin 2006.
BEOGRAD- Papa Benedikti i XVI-të, do të vizitojë Malin e Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Novosti”, e cila citon burime të afërta me qeverinë në Podgoricë. Diplomatët e Malit të Zi kanë vite që përgatiten për një vizitë të Papës në vendin e tyre dhe përpjekjet janë intensifikuar që pas pavarësisë së Malit të ZI dhe emërimit të ambasadorit të Podgoricës në Vatikan vitin e kaluar. Ftesat për vizitën e Papës në Malin e Zi, janë bërë prej kohësh që nga viti 2005 nga ish presidenti i unionit Serbi i Zi, Svetozar Maroviç, e më pas nga presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç në vitin 2006. Ndonëse nuk është bëre e ditur data e kësaj vizite, Papa do të pritet edhe nga kryepeshkopi i Malit të Zi, bëjnë të ditur burimet duke qënë se ai prej kohësh ka mbështetur marrëdhëniet e mira me Vatikanin.
Burimi (a.r/news24/balkanweb)