Mali i Zi do të shprehet për njohjen e Kosovës pas vendimit të KB

September 17, 2008   | Politika, Sporti / Sport

Qeveria e Malit të Zi do të shprehet për njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi Kombet e Bashkuara të vendosin nëse do të përkrahin kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë të vlerësojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas gazetës “Vijesti” të Podgoricës, nëse Asambleja e Përgjithshme e KB diskuton për këtë çështje dhe nëse hedh poshtë kërkesën e Serbisë, qeveria e Malit të Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një “perspektivë të afërme”.
Në rast se Asambleja e Përgjithshme e KB pranon që të përfshihet Gjykata Ndërkombëtare qeveria malazeze me siguri do të presë vendimin e kësaj gjykate, ka thënë një burim i qeverisë malazeze për gazetën “Vijesti”.
Se nuk ka dilemë që Mali Zi do të njohë Kosovën ka paralajmëruar edhe shefi i diplomacisë malazeze, Milan Roçen gjatë kësaj vere si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Jusuf Kalamperoviq.
Burimi / QIK

1