Vujanoviq: Mali i Zi do të shprehet për Kosovën gjatë tetorit

September 23, 2008   | Anketë / Anketa

Podgoricë, 23 shtator – Mali i Zi para tetorit nuk do të shprehet për nismën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka deklaruar mbrëmë Presidenti malazez Filip Vujamoviq. “Duke ndjekur atë që është qëndrim i përgjegjshëm dhe i vemendshëm të qeverisë malazeze ndaj kësaj çështjeje, kam shprehur bindjen se nuk duhet bërë të ditur më herët qëndrimet shtetërore të Malit të Zi dhe se duhet pritur kohën e duhur”, ka thënë Vujanoviq mbrëmë për TV e Malit të Zi pas takimit me kryesuesin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Baahkuara Migel d’Eskot Brokman. Vujanoviq konsideron se duhet pritur që kjo temë (Kosova) të vehet në rend dite në gjatë tetorit. “Ne atëherë edhe do të bëjmë të ditur qëndrimin tonë”, ka thënë Vujanoviq.
Burimi / QIK