Një ditë vere në Kalanë e Ulqinit

September 27, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam, Videos

Vallëzimi në rrugë
Kur jetën e shikon si fragmente të kulturës alternative, atëherë është gjë e natyrshme që e përjeton si një performans. E shkëputur nga një skenar i ndonjë rock - mjuzikli, ku jeta shndërrohet në performans artistik, ishte edhe një ditë nga fundi i gushtit, në Kalanë e Ulqinit! Ose, t’i kthehemi asaj që ka qenë kultura urbane më e vjetër, e këto ishin shfaqjet dhe koncertet nëpër rrugët e qyteteve europiane të epokës së Renesansit. Kështu ndodhi kur me miqtë e mij nga SHKA Liria nga Mileshi shkuam në Ulqin ku ata ishin të ftuar që në manifestimin prestigjoz të rajonit “Skena verore” ta shfaqin komedinë “Ditëlindja” të autorit shkodran Fadil Kraja.
Në kujtesën kolektive të shqiptarëve, veçanërisht neve që kemi jetuar brenda kufijve administrativë të ish - Jugosllavisë, Ulqini e kishte vendin special. Kjo është sikur jeton në një shtëpi ku vetëm një dhomë e ka privilegjin të ketë shikim kah deti. Për të gjithë ne, Ulqini ishte diçka që “nënkuptohet”. Pra, vizitohet dhe kalohen pushimet. Mirëpo, sa nënkuptohet, e sa, në realitet, e njohim atë që është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë antike dhe mesjetare të shqiptarëve të kësaj ane. Unë, si shumë të tjerë, mendova që e njoh. Mirëpo, atë ditë, më 18 gusht, e pashë që nuk e njoh fare dhe se, edhe për mua si edhe për shumicën, Ulqini është diçka që “nënkuptohet”, por, që nuk njihet mirë. Atë ditë ndodhi që tërë koha të më kalojë rreth dhe brenda Kalasë dhe e pashë që në realitet, nuk dijmë asgjë për vetveten. Nuk është kështu vetëm me Ulqinin. Vjet, kur e vizitova për të paren herë Castrumin e Tivarit, isha e magjepsuar, por,nga emocioni i fuqishëm, nuk dija se çfarë të shikojë më parë.

Music Show
“Is this the music show?”, më pyeti një turiste, derisa e haja hamburgerin dhe e shikoja nga publiku provën e ansamblit të Lirisë dhe derisa Mensur Gilaj improvizonte në piano.” Yes, thash, it starts about ten o clock”. “How beautiful”, tha ajo.
Ishte një ambient joreal. Shfaqja ishte e paraparë për ora 22, por, përgatitjet filluan rreth orës 19. “Çfarë mendon, si do të dukej sikur të improvizoja në piano gjatë shfaqjes” më tha Mensuri. Aktoret e reja bënin prova të makiazhit dhe kostumeve në njëren nga shtëpitë anësore. Rrëmuja, tingujt e pianos, përshtatja e ndriçimit, skena me mobilje të improvizuara për shfaqje, aktorët që koncentroheshin në tekst. Në anën tjetër, Muzeu me eksponate arkeologjike, kishat me përmendore mbivarrore dhe fragmente keramikë nga periudha ilire, turistët që vinin t’i shihnin, kjo bëri të ndihesh si në një atmosferë Renesansi ku jeta zhvillohet në rrugë, pra, ta shikosh veten si pjesë të performansit në skenë të hapur.
Më herët, atë ditë, Kalaja ishte skenë e papritur për një imrovizim të djemve dhe vajzave nga Liria. Ishte vonë pas dite dhe ishim nisur që të përgatitemi për shfaqje. Papritmas, dikujt i erdhi ideja që të ekzekutojnë një pjesë të vallës së stilizuar, që e ushtronin me muaj përpara me koreografin nga Shqipëria. Ishte pamje si nga Hung up i Madonnës, ose Lets dance të David Bowiet, ku lihen të gjitha punët dhe dilet në rrugë për të vallëzuar. Në vend të magnetofonit, neve na shërbeu vallja nga telefoni mobil i Emin Palajt i cili ishte kryepersonazhi i kësaj koreografie, sepse kjo nuk ishte valle e rëndomtë, pasi që kishte elemente të koreodramës. Atë ditë, “hapi i gjerë” i valles sonë fitoi një dimension të ri, të lehtë dhe eterik, si edhe vallja, e cila nga një koreografi dramatike që rrëfen për luftën e Kosovës për liri, fitoi një kualitet universal dhe modern, pikërisht për shkak se u luajt në jeans dhe fustana të plazhit, në një ambient të natyrshëm të verës - në rrugët e Kalasë. Të mos harrojmë se vallëzimet e subkulturave moderne, siç janë hip - hopi afroamerikan ose capoeira portugeze, as që luhen në hapësira të mbyllyra. Atë ditë, turistët që kalonin aty inçizonin me kurreshtje këtë performans të papritur derisa perëndonte dielli mesdhetar.

Emri
Ne si etnos do të ekzistojmë aq sa do të ekzistojë edhe trashëgimia jonë materiale dhe kultura autentike. Pa emrin tonë jemi vetëm masë amorfe, që nuk ka identitet. Dhjetë muaj më heret, aq sa isha e magjepsuar me madhështinë e Castrumit të Tivarit, po aq isha edhe e dëshpëruar me injorancen e shoqërisë në të cilën nuk ekziston vetdija për vetvetën. Edhe sa mund të qëndrojnë ato murishte, para se të shndërrohen në pluhër, e kjo është e paevitueshme. Para disa vitesh, me rastin e krimit anticivilizues që është bërë në Rumi, kam shkruar se si kujdesen amerikanët për atë që paraqet trashëgiminë kulturore të historisë së shkurtër të vendit të tyre, e kam dhënë shembullin se, psh. zëri i Kurt Cobainit (Kobein) dhe albumi Nevermind nga viti 1991, është deponuar si vlerë e vëçantë, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Ndërsa, çka bëjmë ne? Çka bën sistemi?
Për dallim nga Castrumi, Kalaja e Ulqinit është e ruajtur, por, është e pabesueshme që nuk gjendet në listen e UNESCO - s. Derisa të mos bëhet kjo, ky monument unik do të jetë i pambrojtur nga devastimet siç ishte ai vitin e kaluar kur për shkak të punimeve private në një pjesë të Kalasë, gjurmët materiale që u gjetën me atë rast u hodhën në det.
Atë ditë vere, duke ecur rrugëve të këtij qyteti të lashtë, i paramendoja banorët e tij të periudhave të ndryshme; disa prej tyre i njohim me emër, si disidentin hebreit Sabatai Zevin, personalitet i cili gjendet në të gjitha enciklopeditë botërore, ndërsa, sa janë të tillë, anonimë, për tre mijë vjet qysh se ekzistonUlqini. Atë ditë vere, mendoja sa miliardë hapash janë bërë nëpër ato rrugë të shtruara me gurë, që nga themelimi i këtij qyteti ilir e deri sot. I paramendoja banorët e Ulqinit mesjetar duke u ngjitur Kalasë telartë, nëpër rrugë të ngushta, mes shtëpive të mrrekullueshme të arkitekturës mesdhetare. Njëjtë siç bënë edhe atë natë duke u ngjitur për ta parë shfaqjen e miqve të mi.
Xhoana M. Perkaj
Koha Javore

Apatin,  Aranנelovac,  ֶuprija,  ָaטak,  ָapljina,  ָitluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žepטe,  Živinice,  Baטka Palanka,  Banja Luka,  Banoviזi,  Beטej,  beograd,  Bihaז,  Bijeljina,  Bor,  Borטa,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Brטko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Foטa,  Fojnica,  Glamoט,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Graטanica,  Gradaטac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadžiזi,  Ilidža,  Inנija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kaluנerica,  Kikinda,  Kljuט,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modriטa,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonjiז Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Panטevo,  Paraזin,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesliז,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogošזa,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zajeטar,  Zavidoviזi,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hפtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulciס,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Albaסczyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogףra,  Czarnogףrzec,  Don Kichota,  Ma³a Pla؟a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pף³wyspy Marjan,  Pla؟a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Svaט,  Ulciס,  Ulcinjsk¹ Riwierך,  Wielka Pla؟a,  Wyspa Bojana,GORA,׳ונםמדמנט‏,׃כצטם,׳ונםמדמנט, ָernב Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogףra, Muntenegru, ׳ונםא דמנא, Montenegrף,villa א louer א ulcinj, location de vacance, location saisonniטres, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hיbergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hיbergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances א Montיnיgro - location א Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardanכ,  Deחan,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fushכ Kosova,Besplatni internet oglasi,Besplatni oglasi,besplatni mali oglasi,besplatni turistiטki oglasi,oglasi, usluge, turizam,Turistiטke usluge,Domaזi turizam,Besplatni Oglasnik,Brzi Oglasi Besplatno,Besplatno OglasavanjeTurizam,besplatni oglasi sa slikom,Turisticki informator besplatni,liטni-oglasi,BESPLATNI Turisticki OGLASI SA SLIKAMA,BESPLATNI Turisticki Oglasi saVideom,turisticki smestaj oglasi,Turistiטki vodiט balkana,BESPLATNA REZERVACIJA SMESTAJA,Postavite besplatno Vas oglas,FREE TOURIST GUIDES,Izdavanje-Turizam oglasi,Balkan Turisticki vodic,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fushכ Kosovכ,  Gjakova,  Gjakovכ,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog·,  Kaחanik,  Kaחaniku,  Kastrioti,  Kכrחova,  Klina,  Klinכ,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishevכ,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovicכ,  Novobכrdכ,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pejכ,  Podujeva,  Podujevכ,  Presheva,  Prishtina,  Prishtinכ,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosovכ),  Shkupi,  Shtכrpca,  Shtכrpcכ,  Shtime,  Skכnderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therandכ,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zveחan,  Zveחani,Struga,Gostivari,Gostivar,Kerחova,Tirana,Durrכsi,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Korחa,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,Laחi,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Kuחova,Kukכsi,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,Cכrriku,ַorovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poliחani,Bulqiza,Pכrmeti,FushכKruja,Kamza,Rrכsheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,Pכrrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fushכ-Arrכza,Shכngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,Kכlcyra,Krasta,Kכrraba,Manastiri,Haraחina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrapחishti,Bogovinכ,

Comments

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!