Rusët sjellin në Ulqin 8,3 miliardë euro
Moskë, 24 shtator — Sipas gazetës “Komersant” investitorët rusë planifikojnë që në Ulqin të ngrehin qendrën turistike me vlerë 8,3 miliardë euro. Qendra do të shtrihet në një hapësirë prej 200 hektarësh, kurse biznesmeni i njohur rus Oleg Drepacka do të marrë pjesë në ndërtimin e vilave dhe të hoteleve , si edhe të njëporti tek limani për jahte të shtrenjta.
Në këtë punë do të futet edhe firma hungareze “Trigranit”, si edhe biznesmeni kanadez Peter Mank.Drejtori i firmës hungareze i
ngarkuar për Rusinë, Sergej Gogolev i ka deklaruar gazetës se ndërtimi i qendrës mund të fillojë në vitin 2010 dhe zgjat dhjetë vjet.
“Komersant”projektin e Ulqinit e krahason me Monakon dhe shton se ky është investimi më serioz i Drepackës jashtë vendit, ndërsa Gogolev shton se projekti u ngjanë atyre për zhvillim të integruar,sikur në Dubai”.
Një burim i ka konfirmuar gazetës ruse se në këtë projekt janë të inkuadruar edhe biznesmenë nga Mali i Zi. Disa media evropiane kanë thënë se këtu do të investojë edhe familja Rotshild.
Më herët shtypi kanadez ka shkruar se Deripcka merr pjesë edhe në një projekt në Tivar, atë “Porto Montenegro”.
Burimi / Gazeta Express