Mal i Zi dhe Bosnja ftesë t’i bashkohen NATO-s
Jane pikerisht Bosnjë Hercvegovina dhe Mali i Zi të cilat janë ftuar që t’i bashkohen grupit të shteteve, që synojnë anëtarësim në NATO, e që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Ljami u be i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan te Shtetit, Shon Mekormak.
WASHINGTON-Dy vende të tjera pritet t’i bashkohen Kartes së Adriakut për anëtaresim në NATO. Jane pikerisht Bosnjë Hercvegovina dhe Mali i Zi të cilat janë ftuar që t’i bashkohen grupit të shteteve, që synojnë anëtarësim në NATO, e që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan te Shtetit, Shon Mekormak.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se dy shtetet ballkanike janë ftuar që t’i bashkohen Kartës së Adriatikut, në të cilën tashmë janë të përfshira Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.
Sipas Deparatmaentit Amerikan të Shtetit, zgjerimi i Kartës së Adriatikut, “do ta forcoje më tej bashkëpunimin reciprok dhe do ta coje perpara integrimin euroatlantik”. Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia nen mbikeqyrjen e Shteteve te Bashkuara, themeluan karten e adriatikut, pakt qe u nenshkrua me 2 maj te vitit 2003 nga ish sekretari I shtetit Kolin Pauell dhe ministrant e jashtem te tre vendeve. Karta theksonte mbështetjen e vazhduar të Sh.B.A. për “Derën e Hapur” të aleancës, duke vënë në dukje synimin e integrimit të plotë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në institucionet euro-atlantike.
Burimi /News24/BalkanWeb