Beogradi paralajmëron Podgoricën se njohja e Kosovës është thikë pas shpine për Serbinë

October 6, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Beograd, 6 tetor – Beogradi seriozisht paralajmëron Podgoricën që një vendim eventual i Malit të Zi për të njohur Kosovës, do të ishte “thikë pas shpine” jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, tha shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq. Nëse në këtë moment Mali i Zi do të njihte pavarësinë e Kosovës, “Serbia për këtë nuk do të kishte kurrfarë mirëkuptimi dhe kjo do të ishte thikë pas shpine, jo vetëm të Serbisë, por edhe përpjekjeve tona diplomatike që në mënyrë paqësore të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës”, ka thënë Jeremiq, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Paeta “Kjo nuk mund të jetë pa pasoja, sidomos në këtë kohë. Ne nuk duam t’i dërgojmë kurrfarë kërcënimi askujt, ndonëse të gjithë në rajon e dijnë ç’do thotë kjo. Qeveria malezez është e vetëdijshme”, tha Jeremiq.
Burimi / QIK